Çfarë ndodh nëse hani mish pule çdo ditë?

12:09 | 4 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Pula konsiderohet si një nga llojet më të gjithanshme të mishit. Është absolutisht e vërtetë që ne shpesh përdorim mish pule në shumë vakte. Edhe pse mishi i pulës zakonisht njihet si një zgjedhje e shëndetshme, kjo nuk do të thotë se është një zgjedhje e mirë për servirjen e përditshme.

Ne e dimë se një dietë e larmishme është çelësi i një stili jetese të shëndetshëm, transmeton portal arbresh.info

Konsumimi i tepërt i mishit të pulës është i dëmshëm për peshën tuaj, për zemrën tuaj dhe keni një rrezik të shtuar për t’u helmuar nga ushqimi.

Disa nga arsyet tjera se pse nuk duhet të hani mish pule çdo ditë janë edhe këto si mëposhtë:

Shumë proteina

Në mënyrë ideale, rreth 10 deri në 35 për qind e marrjes ditore të kalorive duhet të përbëhet nga proteina. Ngrënia e shumë proteinave bën që trupi juaj ta ruajë atë si yndyrë. Kjo do të thotë se shtimi i peshës rritet dhe çon në nivele të larta të lipideve në gjak.

Rreziku më i lartë i sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i tepërt i pulës mund të dërgojë në nivele të larta të kolesterolit. Nuk është aspak befasi që ky ushqim është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare. Në këtë mënyrë, konsumi i pulës dhe produkteve të tjëra të pasura me proteina rrit indirekt rrezikun e probleme kardiovaskulare.

Probleme me ruajtjen e peshës

Konsumimi i tepërt i proteinave me origjinë shtazore, si p.sh. mish pule, mund ta bëjë të vështirë ruajtjen e një peshe të shëndetshme.

Mundësi e madhe për helmim

Nëse nuk e keni gatuar plotësisht mishin ose nëse perimet tuaja bien në kontakt me pulën e papërpunuar, mund ta ekspozoni vaktin tuaj ndaj salmonelës ose kampilobakterit. Këto baktere janë të njohura për efektet e tyre të pakëndshme në trupin e njeriut, sepse ato mund të çojnë në sëmundje të rënda.

Shanse më të larta për rezistencë ndaj antibiotikëve

Është praktikë e zakonshme në mesin e fermerëve të shpendëve që t’u japin antibiotikë pulave. Më pas, duke e konsumuar këtë pulë, njerëzit mund të bëhen rezistentë ndaj këtyre antibiotikëve. Sigurisht, kjo përbën një rrezik shumë real kur keni të bëni me një infeksion dhe duhet të merrni antibiotikë. Shanset janë të mira që ilaçi të mos funksionojë siç duhet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme