Trajtimi i preferuar veror i shumë njerëzve mund të ketë disa efekte në shëndetin tonë nëse konsumohet çdo ditë.
Sapo temperaturat rriten, akullorja është mënyra e preferuar për t’u freskuar për shumëkënd. Por çfarë ndodh në trupin tonë nëse e konsumojmë çdo ditë?
Mund të ndihmojë në ndërtimin e muskujve në disa rrethana
Trajneri i famshëm dhe dietologu Jay Cardiello tha për Men’s Journal se sheqernat në akullore mund të ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe parandalimin e ndarjes së proteinave duke shkaktuar rritjen e insulinës.
“Akullorja mund të jetë e dobishme deri në dy orë pas stërvitjes”, beson ai, transmeton portali arbresh.info
Kirurgu Christy Phan beson se ka disa të vërteta që akullorja të jetë e mirë për rikuperimin pas stërvitjes, por paralajmëron se kjo ka të bëjë me intensitetin e stërvitjes:
“Pyetja kryesore është se sa e vështirë keni qenë duke u ushtruar? Nëse nuk jeni duke u ushtruar mjaftueshëm dhe jeni duke ngrënë akullore çdo ditë, kjo nuk do të reflektojë mirë në formën tuaj”.
Mund të ketë një efekt negativ në gjumë
Ekspertët besojnë se kjo lloj delikatesë nuk duhet të konsumohet në mbrëmje. Hulumtimi i publikuar në Journal of Sleep Medicine arriti në përfundimin se ushqimet e pasura me acide yndyrore të ngopura dhe të ulëta në fibra mund të çojnë në cilësi më të dobët të gjumit dhe makthe.
Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, veçanërisht gjatë natës, mund të prishë cilësinë e gjumit.
Ndikon negativisht në humor
Ky efekt lidhet me shpjegimin e të mëparshmit – ushqimi që përmban shumë yndyrë nuk është një opsion ideal për trurin. Disa studime kanë gjetur një korrelacion pozitiv midis ushqimeve të larta në sheqerna të rafinuar dhe funksionit të dëmtuar të trurit. Madje mund të përkeqësojë simptomat e çrregullimeve të humorit si depresioni, sipas Dr. Eva Selub, e cila shkroi për të në blogun shëndetësor të Harvardit./arbresh.info/
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...