Sheqeri është një nga produktet më të konsumuara në mbarë botën, por për fat të keq një nga grimcat që gjithashtu lidhet me problemet më të mëdha shëndetësore.
Ndryshe njihet si “helmi i bardhë” dhe varësia nga ky i fundit është shumë e fortë. Eliminimi i sheqerit nga dieta e konsumatorëve mund të jetë e vështirë, sepse industria ushqimore komerciale ka ndikuar në shijen e njerëzve, por pasi të mësoni se çfarë ndodh me organizmin pasi ju të reduktoni sasinë e sheqerit të marrë, ndoshta do e keni më të lehtë të hiqni dorë prej tij.
Sheqeri shkakton shumimin e baktereve në gojën tuaj! Konsumi i tepërt i ushqimeve me sheqer rrit shanset për prishjen e dhëmbëve dhe problemet e tjera dentare.
Gjumi më i mirë
Konsumi i tepërt i sheqerit jo vetëm që mund të shkaktojë rënie në nivelet e energjisë, por gjithashtu mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.
Përmirësimi i traktit tretës
Zvogëlimi i konsumit të sheqerit do të përmirësojë aftësinë e sistemit të tretjes për përpunimin e ushqimeve. Gjithashtu ndihmon për të shmangur kapsllëkun dhe probleme të tjera që lidhen me zorrën e trashë.
Zemër më e shëndetshme
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, reduktimi i marrjes së sheqerit gjithashtu zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Lëkurë më e shëndetshme
Jo rrallë herë sheqeri është shkaktari që fshihet pas akneve adult dhe prishjes së lëkurës.
Studimet kanë treguar se sheqeri siguron lëndë ushqyese për qelizat e kancerit. Prandaj reduktimi i konsumit tuaj të sheqerit mund të ndihmojë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit dhe shumimin e qelizave malinje në të gjithë trupin.
Mbron mëlçinë
Glukoza e tepërt dhe fruktoza mund të çojnë në rritjen e toksinave në mëlçi. Kjo është e ngjashme me atë që ndodh kur pini shumë alkool. Ekspertët mjekësorë kanë rekomanduar një detoksifikim të mëlçisë duke hequr dorë nga sheqeri, për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të problemeve të mëlçisë.
Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë rezistencë ndaj leptinit, hormonit që është përgjegjës për dërgimin e sinjaleve në trurin tuaj se jeni të ngopur./living.al
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...