Të rinjtë zakonisht flenë shumë vonë gjatë mbrëmjes dhe ngrohen herët në mëngjes për punë, shkruan “IconStyle”.
Në shumicën e rasteve nuk e plotësojnë 8 orarshin e domosdoshëm për jetesë të shëndetshme dhe kjo gjë shoqërohet me probleme të shumta për trupin.
Shtim në peshë
Orët e pakta të gjumit rrisin rrezikun e mbipeshës me 15%. Kjo sepse hormoni leptin zvogëlohet, gjë që sinjalizon se jemi të ngopur dhe rrit hormonin që stimulon urinë, grelinën.
Dehidratimi
Sipas hulumtimeve të fundit, kur trupi nuk plotëson të paktën 8 orët e nevojshme, ai dehidrohet gradualisht.
Dhe këtë mund ta kuptoni me ndjenjën e lodhjes që keni gjatë ditës, për shkak të dehidratimit të trupit. Prandaj, kur flini disa orë, sigurohuni të pini më shumë ujë gjatë ditës.
Kujtesë e dobët
Sipas ekspertëve, rrugët midis qelizave të trurit krijohen gjatë gjumit. Kështu, tek ata që flenë disa orë, gatishmëria dhe përqendrimi mund të bien deri në 32%.
Sëmundje të zemrës
Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe nivele më të larta të inflamacionit. Si rezultat, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës rritet në planin afatgjatë
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...