Çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk e hani një vakt?

21:00 | 21 Mars 2017
Trina Galanxhi

Saherë që mendoni se nuk jeni të uritur, nuk dëshironi të hani ose ndjeheni të ngopur edhe pse nuk keni ngrënë shumë, atëherë mesiguri ju keni lënë pas dore një vakt.

Mungesa e një vakti luan rol të rëndësishëm në trupin tuaj, por kuptojeni më gjërësisht se çfarë ndodh me trupin kur nuk ushqeheni me rregull, transmeton portali arbresh.info

Gjëja e parë që ndodh me trupin është që niveli i sheqerit në gjak ndryshon. Sipas studiuesve sheqeri i nevojshëm për trupin merret përmes ushqimit dhe më pas transferohet në energji.

Saherë që humbisni një vakt, ndjeheni të lodhur, keni kokëdhimbje, jeni nervoz dhe një pjesë e madhe e ditës ju shkon me humor të keq.

Përveç kësaj, mungesa e një vakti krijon acid në stomak dhe menjëherë do të filloni të ndjeni irritimet në stomak.

Studiuesit shtojnë se mungesa e një vakti, dërgon më pas në të ushqyerit me ushqime aspak të shëndetshme, gjë e cila ndikon më pas në sistemin imunitar.

Studime të shumta kanë theksuar se një ndër vaktet kryesore është mëngjësi. Nëse në mëngjes ndjeheni të ngopur për të ngrënë, mjafton që të konsumoni fruta në mënyrë që trupi të fitojë energjinë e duhur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme