Megjithëse është totalisht e këndshme të hash shumë për kënaqësi ndonjëherë, është e rëndësishme të dish diferencën midis dëshirës për të shijuar dhe urisë së vërtetë.
Kjo sepse të ushqyerit rregullisht për një arsye tjetër dhe jo për shkak se ndihesh i uritur bën që të hash më shumë seç duhet dhe të shtosh në peshë, paralajmëron Amit Sood, profesori i mjekësisë në Klinikën Mayo në Rochester.
Ja pse duhet të mendosh dy herë dëshirën për të ngrënë në situatat e mëposhtme:
-Kur mendoni gjatë gjithë kohës për një situatë të vështirë nuk mundëson djegien e kalorive dhe bën që të hash çdo gjë që gjen përpara.
-Kur shikon një film shumë të trishtë ose aksion përqëndrohesh totalisht. Kështu qesja e patatinave ose kokoshkave do të mbarojnë pa e kuptuar.
-Kur shikon diçka të SH-I-J-SH-M-E. Njerëzit priren të ndiejnë uri kur shohin ushqim.
-Kur ora të tregon kohën për të ngrënë. Ka njerëz që e programojnë kohën për t’u ushqyer dhe nëse kanë ngrënë diçka të lehtë më parë, kur ora shënon vaktin e darkës ata duan të hanë përsëri.
-Kur shtëpia juaj është një rrëmujë e vërtetë. Nëse në shtëpinë tuaj asgjë nuk ndodhet në vendin e duhur, atëherë shtyheni të uleni për të ngrënë edhe nëse nuk keni uri. Kjo është një arsye që ta mbani shtëpinë të pastër.
-Kur nuk pi as një gotë ujë gjatë ditës ndjen etje, dhe njerëzit e ngatërrojnë këtë me urinë. Kështu ata hanë shumë pa e kuptuar.
-Kur je i lodhur ose i stresuar njerëzit priren të hanë ëmbëlsira për të gjetur “ngushëllim”. Por në raste të tilla do të ishte më mirë të dëgjoni këngën tuaj të preferuar.
-Kur ha diçka “të keqe” në një vakt, si për shembull një ëmbëlsirë për të shuar urinë. Kjo bën që trupi juaj të kërkojë më shumë ushqim./tiranapost
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...