Pijet e gazuara janë shakatari kryesor i obezitetit dhe shumë sëmundjeve të tjera të ngjashme. Por, shumica e njerëzve vazhdojnë t’i përdorin duke mos menduar kështu për rreziqet e tyre. Me rritjen e konsumimit të pijeve të gazuara janë rritur edhe më tepër problemet shëndetësore, veçanërisht viteve të fundit.
Më poshtë mund të shihni se përse konsumimi i lëngjeve të gazuara nuk është i preferueshëm
Një sërë studimesh kanë treguar se personat të cilët konsumojnë pije të gazuara çdo ditë, duke i zëvendësuar ato me pije të shëndetshme siç është qumështi, rrezikojnë të ballafaqohen me mangësi të mëdha në vitamina, minerale dhe fibra për shkak të zgjedhjes së tyre ushqimore.
Nga konsumimi i përditshëm i pijeve të gazuara do të vëreni shtimin e kariesit dhe erozionit dentar në dhëmbët tuaj për shkak të përmbajtjes së sasive të mëdha të sheqerit dhe aciditetit të lartë. Sado që pastrimi i dhëmbëve të bëhet rregullisht, njollosja e dhëmbëve për shkak të konsumimit të rregullt të pijeve të gazuara është e paevitueshme.
Konsumimi i tepërt i pijeve gazuara mund të çojë në dëmtim, madje edhe thyerje më të lehtë të eshtrave , në sëmundje të ndryshme si osteoporozën (e cila I bënë eshtrat më të butë dhe më të dobët) madje edhe në hipokalemi(nivel I ulët I kalciumit që shoqërohet me çrregullim të ritmeve të zemrës, me dobësim të muskujve e deri tek paraliza).
Studimet kanë treguar se ky ndikim i rritjes së frekuencës së thyerjes dhe shkatërrimit të eshtrave ndodh si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.
Gjasë më të madhe kanë fëmijët mes moshës 9 dhe 16 për shkak të faqes së tyre të rritjes dhe për shkak të pranisë së kafeinës në sasi të lartë.
Konsumimi i lëngjeve të gazuara sjellë shumë efekte negative anësore, prandaj është shumë i rëndësishëm eliminimi nga rutina e juaj e të ushqyerit.
Nëse mendoni se nuk mund t’i eliminoni krejtësisht këto pije, provoni të reduktoni sasinë në një filxhan të vogël, deri sa të mund ta bëni largimin e plotë nga to.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...