E keni parasysh atë momentin e vështirë ku pasi keni rrëkëllyer disa gota, keni harruar të shkoni të tualet ose jeni kujtuar në mes të rrugës se ju duhet të urinoni?
Një takim që zgjat më shumë se duhet ose dëshira për të mos u dukur keq në një ngjarje të rëndësishme, si dhe pafundësi justfikimesh ju detyrojnë që herë pas here të mos urinoni në momentin e duhur. Edhe pse mund t’ju duket një temë jo fort e këndshme për t’u diskutuar, duhet të dini rëndësinë e urinimit për shëndetin.
Urinimi është një ndër mënyrat më efektive për eleminimin e toksinave nga organizmi. Mbajtja e urinës për një kohë të gjatë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj. Fshikëza e urinës mund të mbajë deri në gjysmë litri urinë, por duke qenë se ajo i ngjan një pellgu ka nevojë të zbrazet pasi mund të kthehet në një çerdhe infeksionesh. Këto janë dy problemet kryesore që rrezikoni nëse nuk urinoni në kohën e duhur.
1.Gurë në veshka: Gurët në veshka, të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave.Janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Përmasat e tyre variojnë nga 2 -12 mm, por të dhënat e ndryshme kanë treguar që mund të arrijnë deri në disa centimetra.
2.Cistitet: Cistitet janë inflamacion i mureve të fshikëzës së urinës që shfaqet kryesisht tek femrat. Shoqërohet me dhimbje të veshkave, fundit të barkut, ndjenjë ankthi, të dridhura, temperaturë e lartë, të dridhura, dhimbje barku dhe kruajtje.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...