Fytyra është pasaporta e parë me të cilën prezantohemi tek të tjerët dhe njëkohësisht pasqyrë e shëndetit.
Ne jemi ajo që hamë, fytyra jonë është jo vetëm rezultat i përkujdesjes së përditshme, por edhe i ushqimeve apo pijeve që konsumojmë çdo ditë. Abuzimi me ushqime të caktuara si sheqeri, vera dhe qumështi mund të krijojë pasoja serioze për pamjen tuaj të jashtme.
Në artikullin e sotëm Living ju njeh me disa probleme kryesore të fytyrës së qumështit, verës dhe sheqerit.
Përveç sasisë së lartë së sheqerit, vera jocilësore shpeshherë përmban pesticide dhe sulfide të cilët dehidratojnë fytyrën dhe sjellin pasojat e mësipërme.
Industria e sheqerit është një ndër industritë më fitimprurëse të të gjitha kohërave, është e vështirë të mos tundoheni nga reklama e një çokollate apo ëmbëlsire. Por, abuzimi me sheqerin jo vetëm që manifestohet në kilet e tepërta që merrni, por edhe në ndryshimet e mësipërme të lëkurës së fytyrës.
Edhe pse qumështi është produkti bazë nga i cili marrim shumë nënprodukte si kosi, djathi, gjalpi, gjiza etj, shpeshherë ai mund të mos jetë shumë miqësor me fytyrën. Personat që janë intolerantë ndaj qumështit, por jo vetëm rrezikojnë të kenë problemet e mësipërme.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë