Çfarë i bëni shëndetit tuaj nëse bartni papuçe nëpër shtëpi

10:14 | 30 Tetor 2017
L G

Ekspertët assesi nuk i rekomandojnë.

Simptomat e artritit, ndër të cilat janë dhembjet dhe ënjtjet e nyjave në duar dhe këmbë, do të mund të përkeqësohen dhe të përshpejtohen për shkak të bartjes së papuçeve nëpër shtëpi, konsideron ekipi i mjekëve i cili bën hulumtimet për Gentle Grup, i cili prodhon produkte të ndryshme për shputa.

Ata tërheqin vërejtjen që bartja e papuçeve me kalimin e kohës mund të përkeqësojë mënyrën e ecjes, sepse në vend që të ecim, ne vërtet “rrëshqasim”, nuk i ngremë këmbët shumë nga dyshemeja por vetëm i “tërheqim” me papuçe nëpër shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ekspertët konsiderojnë se bartja e papuçeve mund të jetë njëri ndër faktorët për shkak të të cilit edhe personat e shëndetshëm mund ta ndiejnë dhembjen në nyja, e cila në të vërtetë është e ngarkuar me atë që “bartin” papuçet me vete, prandaj shputat ju janë në pozitë jo të natyrshme.

Dhembja në shputa për shkak të këpucëve të parehatshme është dukuri e shpeshtë edhe te të rinjtë, sepse rregullisht zgjedhin këpucë të cilat nuk u ofrojnë mbështetje shputave aq sa duhet.

Te femrat është më e shpeshtë nëse bartin taka të larta, mirëpo e gjitha përkeqësohet kur shputat “ftohen”, pra ndoshta edhe vetë dikur keni ndier dhembje dhe inflamacion të shputave pikërisht në mëngjes kur jeni ngritur nga krevati.

Këshilla e mjekëve para se të vijë dimri është që në vend të papuçeve të mbathni çorape të trasha, sepse në atë mënyrë shputat do t’i mbani mjaft të ngrohta edhe pa papuçe.

Megjithatë, nëse nuk mund të ecni nëpër shtëpi pa papuçe, atëherë gjeni një palë të cilat nuk do të jenë vetëm “dollakë”, por që do t’u ofrojnë mbështetje në tërësi shputave.

Kështu shputat do të jenë në pozitë natyrale dhe nuk do t’i ngarkoni tepër nyjat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme