Sindroma “Shqiponjë” është një kusht që shkakton dhimbje në fyt. Zakonisht shkaktohet nga një kockë e butë e pozicionuar nën vesh.
Dhimbja e shkaktuar nga sindroma “Shqiponjë” është një lloj dhimbje nervore, që do të thotë se është shkaktuar nga sinjale nervore të pazakonta, jo dëmtim të zonës së dhimbshme.
Dhimbja ka ndjesinë e një mbërthimi në fyt. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë tringëllimë në veshë dhe dhimbje të qafës, transmeton Indeksonline.
Sipas Qendrës Informative të Sëmundjeve Gjenetike dhe të Rralla (GARD), rreth 4 për qind e popullsisë përballën me një gjendje të tillë. Megjithatë, vetëm midis 4 dhe 10 për qind e këtyre njerëzve, rreth 1 në 62,000 përballen me ndonjë simptomë të kësaj gjendje.
Disa nga simptomat janë si më poshtë:
Vështirësi në gëlltitje
Ndjenjë e mbërthimit në fyt
Dhimbje në fyt, vesh dhe nofulla
Dhimbje në bazën e gjuhës
Zhurmë apo gumëzhimë në vesh
Dhimbje koke.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...