Herpesi genital është një sëmundje infektive seksualisht e transmetueshme e shkakuar nga viruset herpes simplex tip I (HSV-1) dhe tip 2 (HSV-2).
Shumica e infeksioneve herpetike genitale shkaktohen nga HSV-2. Kur infeksioni ndodh, shenjat më të zakonshme janë vezikulat (fluska, puçra) në zonën genitale dhe atë rektale, të cilat ju kruhen vazhdimisht dhe ju japin djegie gjatë kryerjes së nevojave personale. Këto vezikula shpërthejnë, lënë nga pas plagë të dhimbshme të cilat mund të kërkojnë deri edhe 4 javë që të shërohen. Disa nga shenjat e herpesit gjenital janë:
Sigurisht që mjekësia ofron disa medikamente për t’ju ndihmuar në trajtimin e virusit, por edhe natyra ofron ndihmën e saj. Ja cilat janë dis prej tyre:
Kompresa të ftohta: vendosni pak akull mbi herpesin e lënduar për të lehtësuar dhimbjet. Përdorni një peshqir për të mbështjellë akullin.
Dush të ngrohtë: Dushi i ngrohtë mund t’ju ndihmojë për të lehtësuar acarimin e plagës dhe për të pastruar zonat intime. Përdorni kripë Epsom për të lehtësuar inflamacionin.
Sodë buke: Soda e bukës përdoret gjerësisht për qëllime të ndryshme. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar herpesat. Me një tampon pambuku aplikoni pak sodë buke në vendin e lënduar. Soda do të lehtësojë dhimbjen dhe kruarjen.
Balsam zbutës me vaj livando dhe vaj ulliri: Vaji i ullirit është antioksidues dhe i kombinuar me disa pika vaj livando është ilaç i përsosur. Në një shishe qelqi shtoni dy lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë çaji vaj livandoje. Futeni përzierjen në frigorifer dhe me ndihmën e një tamponi pambuku aplikojeni mbi plagë.
Krem propolisi: Propolisi është një lloj rrëshirë dylli, i formuar nga bletët. Ai përmban antiviralë. Kështu që mund ta përdorni në formën e kremit për të siguruar një efekt shërues në
Hani alga deti: Disa lloje ushqimeve të detit shërbejnë si shërues efektivë kur është fjala për kurimin e herpesit gjenital, kështu që ju mund t’i përdorni ato si shtesë mjekësore.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...