Google ADS

Çfarë është duke i ndodhur trupit nëse urinoni shpesh gjatë natës?

17:16 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Të shkruarit shpesh gjatë natës në tualet mund të jetë tregues se vuani nga diabeti, presioni i lartë i gjakut apo sëmundje të zemrës.

Përllogaritet se një në tre të rritur mbi 30 – vjeç ngrihet gjatë natës për të urinuar dhe kjo rritet me dy të tretën pas moshës 65 – vjeç. Kjo gjendje njihet me emrin “nocturnia” dhe personat që vuajnë e përdorin tualetin më shumë se një herë gjatë natës. Siç shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, ekspertët shprehen se njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe nëse kjo gjendje përsëritet t’i drejtohen mjekut për vizitë.

Sipas tyre, shumë besojnë se ky fenomen ndodh për shkak të moshës, por kjo nuk është gjithnjë e vërtetë. “Gjumi i keq mund të dëmtojë shëndetin, ndaj ata që shkojnë shpesh në tualet duhet të bëjnë një vizitë tek mjeku për të parë se çfarë po e shkakton një gjë të tillë”, thotë profesori i urologjisë, Philip Van Kerrebroeck.

Lajmi i mirë, sipas tij, është se nocturnia mund të trajtohet. Kjo lloj sëmundje, në vetvete mbart disa probleme, duke nisur që tek prishja e gjumit gjatë natës. Sipas ekspertit, gjumi jo i mirë çon në disa probleme të tjera serioze, si mungesa e përqendrimit dhe probleme të kujtesës, por jo vetëm kaq.

Gjumi i keq lidhet gjithashtu me rrezikun e prekjes nga diabeti, ul sistemin imunitar, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës e në disa raste edhe shfaqjen e kancerit. Nga ana tjetër, nocturnia mund të shkaktohet edhe nga mbiprodhimi i urinës, që në vetvete mund të jetë shenjë për disa sëmundje serioze.

Urinimi në mënyrë të tepruar njihet me emrin polyuria dhe ndodh kur një njeri urinon më shumë se 2.5 litra në ditë. Kjo ndodh kur pini lëngje me shumicë, ose mund të jetë shenjë e diabetit tip 2, infeksion në rrugët urinare, gurë në veshka dhe prostatë të zmadhuar tek meshkujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme