Nivelet e ulëta të sheqerit në gjak
Termi mjekësor për këtë gjendje është hipoglicemia. Ajo shkakton marramendje, dridhje, lodhje, mospërqendrim dhe turbullim të shikimit.
Jeni të dehidratuar
Dehidratimi ndodh kur nuk pini mjaftueshëm ujë ose humbisni shumë lëngje nga trupi. Si pasojë e dehidratimit mund të pësoni ulje të tensionit të gjakut dhe sistemi nervor nuk mund ta kontrollojë atë siç duhet, duke iu shkaktuar një gjendje të fikëti. Prandaj duhet të konsumoni sa më shumë ujë, sidomos nëse është shumë nxehtë jashtë. Nëse urina është e turbullt, mund të keni nevojë që të pini më shumë ujë, transmeton Shendeti.com.al.
Aritmia
Aritmia (çrregullimi i rrahjeve të zemrës) ngadalëson qarkullimin e gjakut në tru, duke iu shkaktuar një gjendje si të fikëti. Kjo mund të jetë simptoma e parë ose e vetmja e dukshme e këtij problemi. Flisni me mjekun nëse dyshoni për aritmi, pasi mund të jetë shenjë e një problemi të rëndë me zemrën që ka nevojë për trajtim.
Mbajtja e frymës cianotike
Ndodh kryesisht tek fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç. Kur qajnë me ngashërim, nuk thithin mjaftueshëm oksigjen, lëkura fillon të mavijoset, kanë ulje e shpeshtësisë dhe thellësisë së frymëmarrjes, duke kaluar në gjendje të fikëti. Ky është një refleks që nuk mund të kontrollohet nga fëmija. Edhe pse mund të duket e frikshëm në fillim, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi mund të kalojë.
Diabeti
Nivelet e larta të sheqerit në gjak nga diabeti mund të dëmtojnë nervat në trup që ndihmojnë për të mbajtur të qëndrueshëm tensionin e gjakut.
Ilaçet
Disa ilaçe, si ato për tensionin e lartë të gjakut ose ilaçet kundër depresionit, ndikojnë në mënyrën si zemra dhe enët e gjakut funksionojnë kur jeni ulur. Kjo mund të shkaktojnë rënie të tensionit të gjakut dhe një gjendje sikur do të pësoni të fikët. Insulina e përdorur për të ulur nivelet e sheqerit në gjak mund të shkaktojnë gjithashtu hipoglicemi.
Qëndrimi në këmbë
Nëse ju merren mendtë dhe keni si një gjendje të fikëti kur çoheni në këmbë, mund të keni një gjendje të quajtur sindroma takikardia ortostatike posturale. Kjo gjendje rrit shumë pulsin kur çoheni ose uleni. Mund të keni marrje mendsh, të dridhura, djersitje ose probleme me rrahjet zemrës. Ju ndihmon të pini shumë lëngje, të kufizoni kafeinën dhe alkoolin, dhe të ngriheni më ngadalë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...