Shumë prej nesh përjetojnë më shumë teshtitje, hundë të bllokuara, skuqje dhe kruarje të syve, të gjitha këto disa prej shenjave të alergjisë.
Megjithatë një tjetër sinjalizues i alegjive të stinës mund të jetë edhe gjakderdhja nga hunda.
Në hundë ndodhen shumë enë gjaku, kjo është një nga arsyet se përse ky organ është shumë i ndjeshëm.
Ekzistojnë shumë shkaqe të gjakderdhjes nga hunda, disa mund të jenë shqetësuese dhe të tjera jo.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa prej shkaqeve të gjakderdhjes së shpeshtë nga hunda dhe si t’i trajtoni ato.
I Ftohti
Dimri dhe pranvera e hershme, nënkuptojnë ndryshme të shpeshta të ajrit.
Nga një ambient me ajër të thatë e të nxehtë, ju papritur mund të gjendeni në një ambient me ajër të ftohtë e të thatë.
Ashtu si buzët tuaja çahen nga luhatja e temperaturës, hunda mund të thahet, të çahet dhe të rrjedhë gjak.
Për ta shmangur këtë ju mund të përdorni solucione të posatshme, të cilat ruajnë lagështinë në hundë.
Ngacmoni hundën shpesh
Për shkakt të ftohjes, alergjive ose ndonje traume, ju e ngacmoni hundën shpesh me duar dhe kjo shton irritmin.
Në këto raste është e zakonshme të shihni një mukozë me nuancë gjaku.
Nëse keni alergji, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj, për mënyrën më të mirë për të mjekimit.
Dhe nëse jeni ftohur, mund të përdorni mjekime për të lehtësuar simptomat, me qëllim që të prekni sa më pak hundën tuaj.
Mund të jetë për shkak të alegjisë
Nëse keni alergji, irritimi dhe ilaçet e alergjisë, mund të shkaktojnë gjakderdhje të hundës.
Një sprucues për hundën me steroide, mund të jetë një trajtim i shkëlqyer në këtë rast.
Por nëse e përdorni në mënyrë të gabuar, duke e afruar sprucuesin deri në mes të hundës, mund të irritoni septumin duke shkaktuar gjakderdhje.
Ilaçet
Disa ilaçe që hollojnë gjakun, si për shembull aspirina, mund të shkaktojnë gjakderdhje.
Prandaj nëse keni filluar një ilaç të ri dhe vini re gjakderdhje të shpeshta nga hunda, flisni me mjekun tuaj.
Mund të keni gjakderdhje të shpeshta
Një gjendje e quajtur telangiektazia hemorragjike e trashëgueshme, ndodh kur disa enë gjaku nuk zhvillohen siç duhet. Kjo ju bën më të prirur për të pasur gjakderdhje të shpeshta.
Gjakderdhja nga hundët është shenja më e zakonshme e këtij çrregullimi gjenetik, dhe ato shpesh fillojnë në moshë të mesme.
Një shkak tjetër mund të jetë hemofilia, një çrregullim i trashëguar, ku gjaku nuk mpikset siç duhet.
Së bashku me gjakderdhjet e shpeshta dhe të vështira për t’u ndalur nga hunda, ky crregullim shoqërohet me dhimbje dhe ënjtje të kyçeve, gjakut në urinë ose jashtëqitje dhe hematoma./AgroWeb.org
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...