Cila është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj?
Ekspertët e ushqimit sugjerojnë të ndiqni shembullin e tyre:
Pini ujë, edhe nëse nuk keni etje
Shumica e ekspertëve kanë një “pije të preferuar” për mëngjesin. Edhe nëse nuk është se po ju pihet shumë ujë, është ajo që trupi që ka nevojë më së shumti, për t’u rihidratuar pas një nate gjumi.
“Ju nuk mund të ndjeheni domosdoshmërisht të etur në mëngjes, por pirja e ujit mund të jetë një zakon shëndetësor që ju i jepni përparësi për të qëndruar i hidratuar përgjatë ditës”, u shpreh Vicki Shanta Retelny, një dietologe për HuffPost.
Të tjera pije përfshijnë:
Lëngje të shtrydhura
Ndërsa lëngjet kanë marrë një reputacion të keq gjatë viteve, Ruhs, një nutricionist, tha se një gotë me lëng portokalli në mëngjes është shumë e mirë.
Çaji
Në çdo temperaturë, çaji është një zgjidhje e shëndetshme. Kërkimet kanë treguar përfitime shëndetësore, duke përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, nga pirja e çajit.
Uji i nxehtë me limon
Asnjë nga ekspertët me të cilët HuffPost kontaktoi nuk ndjeu ndonjë magji të veçantë në ujë të nxehtë me limon si një pije e parë nga shtrati, por as ata nuk e dekurajuan atë.
“Uji i nxehtë është tepër qetësues dhe limoni shton një spërkatje të bukur agrumesh në ujë. Personalisht, nëse jam duke pirë një pije të nxehtë, preferoj të marr antioksidantë prej saj, prandaj sugjeroj që në vend të kësaj të pini çaj jeshil me limon. ”
Nëse doni të “lëvizni gjërat” – konsumoni kafe
Nëse jeni duke kërkuar, siç u shpreh Ruhs: “të kryeni ca punë para se të dilni nga shtëpia”, ajo sugjeroi një filxhan kafe.
Duhet të dini se ajo që pini ka rëndësi.
Pavarësisht zgjedhjeve të tyre, ekspertët bien dakord që gllënjka juaj e parë e ditës është e rëndësishme.
“Vendos tonin për tërë ditën”, tha Ansel. “Gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të filloni ditën me një pije me sheqer, shumë të përpunuar si pije e gazuar ose një pije energjike që do të përmbysë sistemin tuaj me sheqerna. Këto mund të japin një goditje të shpejtë të energjisë, por kjo është e garantuar të ndiqet nga një ultësi e konsiderueshme në mes të mëngjesit. ”
Një tjetër nutricionisht shprehet:
“Nëse e filloni ditën me një pije të mbushur me hedhurina, ju tashmë i keni thënë trupit tuaj se nuk kujdeseni shumë për këtë,” tha Haas.
“Por nëse filloni me ujë, çaj, kafe ose diçka me ndonjë përfitim ushqyes, ju po ‘i thoni trupit tuaj: “Unë po kujdesem për ty! ”
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...