Sipas udhëzimeve të reja shëndetsore, një mollë në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit.
Kosi, djathi, çaji ose kafeja janë ndër ushqimet dhe pijet e tjera të cilat mund të ndihmojnë të shmangin diabetin gjithashtu.
Sipas këshillave për dietat që vijnë nga Universiteti i Oksfordit, konsumimi në sasi të mëdha të mishit dhe patateve mund të rrisë gjasat për t’u prekur nga diabeti.
Këshillat e reja sugjerojnë që të konsumohet më shumë fruta dhe perime, në veçanti molla, rrushi, boronica, perimet jeshile etj.
Udhëzimet gjithashtu rekomandojnë konsumimin e produkteve të qumështit, sidomos kosit, djathit dhe të konsumoni rregullisht gjatë ditës kafe ose çaj.
Dietat duhet të mos përmbajnë shumë mish të kuq dhe të përpunuar, pije me sheqer, patate, veçanërisht patate të skuqura dhe karbohidrate të rafinuara si bukë e bardhë dhe oriz.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë