Një gjumë i mirë është thelbësor për një shëndet të mirë. Ndaj, edhe për këtë darkat duhet të jenë gjithnjë të kujdesshme për të përzgjedhur ushqime, që e stimulojnë gjumin e rehatshëm dhe nga ana tjetër, të shmangni ato produkte që me të drejtë etiketohen si “hajdutë të gjumit”.
Të dobishme për gjumë
Qershitë
Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultoi se përmbajtja e qershive çonte në përmirësime të vogla në kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit te të rriturit, që vuanin nga pagjumësia kronike.
Qumështi
Një gotë qumësht i ngrohtë mund t’ju ndihmojë për të bërë një gjumë të rehatshëm. Qumështi përmban aminoacid triptofan, një pararendës i serotoninës kimike të trurit. Janë të shumtë ata që besojnë se triptofani dhe serotoni mund ta bëjnë më të lehtë gjumin.
Bananet
Bananet ndihmojnë në nxitjen e gjumit sepse ato përmbajnë magnez dhe kalium relaksues natyral të muskujve. Ato gjithashtu do t’ju ndihmojnë edhe për të fjetur.
Nuk rekomandohen
Çokollata e zezë
Çokollata nuk përmban vetëm kalori, por edhe kafeinë, veçanërisht çokollatë e zezë, ndaj edhe nuk rekomandohet që të konsumohet në mbrëmje. Në këtë listë bën pjesë edhe kafja. Natyrisht, njerëzit ndryshojnë në ndjeshmërinë e tyre ndaj kafeinës dhe kjo zakonisht bazohet në sa kafeinë ju jeni mësuar të konsumoni, por nëse jeni të vetëdijshëm se ju lë pa gjumë, atëherë bëni mirë ta shmangni.
Hamburgerët
Përmbajtja e yndyrës stratosferike e këtij ushqimi të shpejtë është e garantuar të jetë një vrasës i gjumit. Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak, i cili mund të përhapet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar urth.
Ndaj, edhe nëse doni të ruani shëndetin tuaj, duke përfshirë cilësinë e gjumit tuaj, atëherë duhet të shmangni fast food-et.
Vera
Alkooli i çdo lloji cilësohet “i tmerrshëm” për gjumë. Duke konsumuar një gotë verë në darkë, ju rrezikoni të zgjoheni disa herë gjatë natës./Panorama
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...
Amerika zgjedh sot presidentin, 7 shtetet që mund të caktojn...
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – spikat derbi evropi...
Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për v...