Dalja e thinjave nuk do të thotë që ne po plakemi. Ato fillojnë të dalin kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.
Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përveç melaninës ka faktorë të tjerë që nxitin daljen e thinjave.
Një problem shëndetësor
Tiroidet – mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, ndikojnë te flokët.
Mungesë vitaminash – Mungesa e vitaminave, kryesisht e B12. Këtu theksojmë dietat drastike, si për shembull ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Ata duhet të përdorin si suplement B12, sepse rrezikon aneminë.
Stresi – nëse shikoni thinja në të 20-at nuk është normale. Vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi dhe stili i jetës.
Duhanpirja – nëse je duhanpirës i rregullt me shumë mundësi thinjat i ke parë që në të 20-at. Ndoshta nuk shikoni thinja në skalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula./oranews
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia
Biden dënon sulmin në Nju Orlins
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...