Çfarë duhet të dini për ciklin menstrual gjatë gjidhënies?

10:41 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Gjakderdhja pas lindjes është e zakonshme tek gratë pasi ato kanë lindur bebin, por shumë gra janë të shqetësuara në lidhje me menstruacionet, gjatë kohës që nëna është me gji. Ardhja e ciklit menstrual, ndërkohë që ju jeni ekskluzivisht vetëm me gji nuk është e zakonshme.

Kjo është për shkak të aftësisë që ka gjidhënia për të shtyrë ardhjen e periodave për disa kohë. Burimet tregojnë të dhëna ku nënave nuk u kanë ardhur menstruacionet për periudha nga disa javë deri në një vit, ndërkohë që ato kanë ushqyer fëmijën me gji. Cilët faktorë përcaktojnë kur do t’iu kthehet cikli gjatë ushqyerjes me gji? Sa e ndryshme është periudha nga ajo e menstruacioneve të zakonshme?

Kur mund t’i presim menstruacionet ndërsa ushqejmë fëmijën me gji?

Disa nëna në laktacion mund të rivendosin ciklin e tyre të rregullt menstrual 11 javë pas lindjes, ndërsa të tjerat e rivendosin pas 24 muajsh.

Faktorët që ndikojnë menstruacionet përfshijnë hormonet dhe dallimet midis stilit të gjidhënies tek nënat. Ardhja më parë e menstruacioneve është e lidhur shpesh me prezantimin e beberonit me qumësht, heqjes nga gjiri, me nisjen e ushqimeve të ngurta, gjumin e pandërprerë gjatë natës, dhe kohëzgjatjen apo ndryshimin e frekuencave të gjidhënies.

Në të kundërt, kthimi i menstruacioneve më vonë është i lidhur me dhënien e gjirit pa orar, me preferencën e bebit të thithë gjinjtë e nënës në vend të biberonëve ose shisheve me qumësht, dhe prezantimi i mëvonshëm i ushqimeve të ngurta. Nën kushte të ndryshme, nënat mund të përjetojnë vonesë ose kthim të hershëm të ciklit menstrual ndërsa ushqejnë me gji fëmijën e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme