Një version i ri i koronavirusit i zbuluar në Afrikën e Jugut ka zënë vend në titujt kryesorë të të gjitha mediave nëpër botë.
Lloji C.1.2 tërheq vëmendjen e shkencëtarëve sepse ka mutacione brenda gjenomit të ngjashme me ato që shihen në variantet e interesit, siç është Delta, transmeton portal arbresh.info
Të hënën, Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive në Afrikën e Jugut lëshoi një paralajmërim për “llojin C.1.2”, duke thënë se ai u zbulua në të gjitha provincat në vend, por me një normë relativisht të ulët.
C.1.2 u zbulua për herë të parë në maj, thotë paralajmërimi, por Delta është ende varianti dominues që përhapet në Afrikën e Jugut dhe në botë.
Sipas mediave, thuhej se C.1.2 është zbuluar në shumicën e provincave Afrikën e Jugut dhe në shtatë vende të tjera që shtrihen në Afrikë, Europë, Azi dhe Oqeani.
Lloji C.1.2 ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve sepse, pavarësisht nga përqindja e tij e ulët në popullatë, ai posedon mutacione brenda gjenomit të ngjashme me ato që shihen në variantet e interesit dhe variantet e shqetësimit, siç është varianti Delta.
Pra, çfarë dimë për variantin e ri dhe a duhet të shqetësohemi?
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive vazhdon të monitorojë frekuencën C.1.2 dhe të shqyrtojë se si sillet.
Testet për të vlerësuar ndikimin e mutacioneve në infektivitetin dhe rezistencën ndaj vaksinave janë ende në vazhdim. Deri më sot, virusi nuk i ka plotësuar kriteret e OBSH -së për t’u kualifikuar si “variant shqetësimi” ose “variant interesi”.
Variantet shqetësuese, të tilla si Delta, janë ato që tregojnë transmetueshmëri, virulencë ose ndryshim në pamjen klinike.
Variantet e interesit janë ato që janë treguar se përbëjnë një kërcënim për komunitetin, ato janë zbuluar në disa vende, por ende nuk janë vërtetuar domosdoshmërisht se janë më virulente ose të transmetueshme, transmeton portal arbresh.info
Atëherë pse u dha paralajmërimi?
Virologia dhe ligjëruesja në imunologji dhe sëmundje infektive nga Universiteti i Sidneit, Dr. Megan Stein, tha se kjo është për shkak të mutacioneve specifike të përfshira në C.1.2.
“Ai përmban shumë mutacione kryesore që ne shohim në variante të tjera që janë bërë variante me interes ose shqetësim,” tha Stein, shkruan NYT, transmeton portali arbresh.info
“Sa herë që shohim shfaqjen e mutacioneve të caktuara, ne duam të ndjekim variantin për të parë se çfarë do të ndodh. Këto mutacione mund të ndikojnë në gjëra të tilla si shmangia e përgjigjes imune ose transmetimi më i shpejtë,” tha ajo.
“Ndërsa mund të themi se ka disa mutacione kryesore që kanë çuar në variantet e tjera që janë më ngjitëse, ne shpesh zbulojmë se mutacionet veprojnë në sinergji e cila në total mund të çojë në përhapje më të shpejtë të virusit”, shtoi ajo.
A ka mundësi që ky variant të zhduket?
Sipas shkencëtarëve, kjo është e mundshme. Shumë variante të virusit janë zhdukur.
Mutantët kryesorë janë ata që i mbijetojnë ndryshimit dhe tejkalojnë variantet e së kaluarës, siç kemi parë në Delta.
Çfarë nënkuptojnë shkencëtarët kur flasin për një variant “më të përshtatshëm”?
Duke e marrë Deltën sikur një shembull, thuhet se ajo ka fituar mutacione që e lejojnë atë të përsëritet më shpejt dhe të hyjë më lehtë në qeliza në mënyrë efikase.
A do të jenë vaksinat efektive kundër C.1.2?
Nuk ka nevojë për panik, thonë mjekët. Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të Afrikës së Jugut tha se “bazuar në të kuptuarit tonë për mutacionet në këtë variant, ne dyshojmë se përgjigja imune (e dhënë nga vaksina) mund të shmanget pjesërisht, por pavarësisht kësaj, vaksinat do të ofrojnë ende një nivel të lartë mbrojtjeje kundër shtrimit në spital dhe vdekjes”./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...