Jeta është lojë në çdo kuptim.
Sipas studimeve të fundit mbajtja në formë e trupit dhe e mendjes mund të rregullohet lehtë përmes lojës, transmeton portali arbresh.info
Studimet e kryera nga Mayo Clinic, kanë gjetur se lojrat e ndryshme ndihmojnë në funskionimin e trurit.
Hulumtimi amerikan që ka monitoruar për më shumë se 4 vite rreth 1929 vullnetarë nga mosha të ndryshme, ka gjetur se personat që janë anazhuar nëpër lojra të ndryshme, kanë rezultuar të kenë kujtesë më të mirë, sesa personat tjerë.
Gjithashtu, ata kanë shtuar se personat që ruajnë zakonin e lëvizjes, duke ndërtuar kështu marrëdhënie me të tjerët, kanë më pas gjasa të preken nga sëmundja e Alzhemierit.
Studiuesit gjithashtu kanë shtuar se karakteristikë të veçantë gjatë lojrave janë edhe shakatë dhe bisedat që zhvillohen në grup, të cilat ngrejnë lart ndjenjën e humorit dhe i bëjnë personat të ndjehën mirë.
Ata shtojnë se përveç aktiviteteve sportive, me lojëra nënkuptohen edhe lojrat më letra, dominio, apo lojëra të tjera që mbajnë njerëzit të grumbulluar.
Këto karakteristika kanë qasje edhe në rritjen e optimizmit ndaj gjërave dhe largojnë stresin, duke e ruajtur në këtë formë shëndetin.
Ekspertët gjatë hulumtimit kanë theksuar se optimizmi luan rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, duke dhënë shembull shëndetin e fëmijëve të cilën një pjesë të ditë e kalojnë duke luajtur.
Theksohet se gjëja më e mirë loja në natyrë, pasi sjell shumë përfitime shëndetësore. Një studim tjetër i fundit ka theksuar se fëmijët holandezë janë më të lumtur, për shkak se një pjesë të ditës e kalojnë duke lozur në natyrë./Arbresh.info
Veprimet në Siri, dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione...
6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes
Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomandua...
Mbappe injoron bashkëlojtarët e Real Madridit kur tregon pes...
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj