Çfarë çrregullimi obsesiv-kompulsiv?

14:48 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv është çrregullim mental ku njerëzit ndjejnë nevojën të kontrollojnë gjërat vazhdimisht, të përformojnë rutina të caktuara përditë (të quajtura “rituale”), ose të kenë mendime të caktuara, shkruan portali arbresh.info.

Individët nuk janë në gjendje të kontrollojnë mendimet apo aktivitetet për më shumë se një periudhë kohe.

Obsesionet janë mendime të pavullnetshme, pamje, kërkesa, brenga apo dyshime që shfaqen vazhdimisht në mendje. Ato mund t’ju bëjnë të ndiheni në ankth.

Kompulsionet janë aktivitete të përsëritura që bëhen për të reduktuar ankthin e shkaktuar nga obsesioni. Mund të jetë diçka sikurse kontrollimi nëse dera është e mbyllur, përsëritja e frazave të pakuptimta, apo kontrollimi se si po ndihet trupi.

Shkaktari

Shkaktari është i panjohur. Duket se ka disa komponentë gjenetikë tek binjakët identikë më shpesh se sa tek binjakët jo identikë. Faktorët e rrezikut përfshijnë historinë e abuzimit si fëmijë apo ngjarje tjetër stresues, shkruan portali arbresh.info.

Simptomat

Kontrollimi i tepruar i gjërave, të tilla si pajisjet, bravat dhe çelësin.

Kontrollimi i vazhdueshëm i njerëzve të dashur për t’u siguruar se janë mirë.

Numërimi, përsëritja e fjalëve të caktuara, ose bërja e gjërave të pakuptimta për të reduktuar ankthin.

Kalimi i kohës duke larë apo pastruar.

Trajtimi

Përmes Psikoterapisë. Terapi kongnitive bihejviorale (CBT), një tip psikoterapie që ka efekt për shumë persona të prekur me ÇOK. Ekspozimi dhe parandalimi i reagimit (ERP), një lloj i terapisë CBT, përfshin ekspozimin gradual ndaj një objekti të frikshëm apo manisë, të tilla si ndyrësira, që të mësohet individi në mënyrë të shëndetshme të përballojë ankthin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme