Google ADS

Ç’duhet të dini para se të flisni fjalë të pista me të dashurin tuaj!

20:52 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Të flasësh pisët duket tepër e thjeshtë nëpër filma, por në të vërtetë nëse vendos ta praktikosh nuk është edhe aq. Çfarë duhet të them? Si ta them? Çfarë shprehje e sikletshme!

Të gjitha këto janë mendimet e para që na vijnë ndërmend kur gjendemi para një situate të tillë.

Shumë femra, kompleksohen kur vjen puna tek komunikimi gjatë paralojës, por është provuar se diçka e tillë e ndihmon shumë lidhjen tuaj.

Kështu, nëse doni që herën tjetër ta impresiononi partnerin, hidhini një sy këshillave të mëposhtme.

1. Mos e bëj nëse nuk do ta bësh vërtetë!

E folura e pistë nuk është gjithmonë diçka e mirë. Nëse nuk je totalisht e përfshirë ose s’i beson partnerit, nuk do të jetë dhe aq qejf. Vetëm nëse e ndjen mund ta praktikosh!

2. Flisni rreth të folurës pisët!

Është një ide e mirë t’i tregosh partnerit çfarë ke ndër mendje dhe t’i kërkosh atij të të rrëfejë më shumë. Është strategji perfekte për të nisur paralojën.

3. Lexoni një libër erotik bashkë!

Do të pasuroni fjalorin ‘ e pisët’ dhe do të reduktoni ndrojtjen.

4. Filloni me mesazhe!

Ky lloj komunikimi sigurisht që fillon edhe para se ta takoni partnerin; ose mund të jeni në një lidhje në distancë. Filloni ëmbël, derisa situata të nxehet…

5. Flisni për diçka që ju ka pëlqyer në të shkuarën

Nëse hera e fundit e seksit ishte magjike, përdoreni këtë për t’ia rikujtuar atij. Thuajini gjëra që do t’i dëgjojë.

6. Trego me zë të lartë çfarë të pëlqen

Kujto diçka; i dashuri juaj nuk ka superfuqinë t’ju lexojë mendjen. Kështu që përdorni gjithmonë formulën: “Unë vdes kur…”

Burimi: Women’s Health

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme