Kur të zgjoheni në mëngjes, do të zhduken dhembjet e barkut dhe të lukthit, por edhe era e keqe, niveli i lartë i sheqerit, por kohë pas kohe edhe shtresat dhjamore
Cilësinë e mirë të uthullës së mollës shumë mirë e njohim, mirëpo ekzistojnë edhe ato të cilat nuk janë bash edhe aq të njohura
Lexoni dhjetë cilësitë e mira të uthullës së mollës e cila mund të përdoret nëse pini një lugë të vogël para gjumi dhe jemi të sigurt që shpejt do t’ju kalojë në shprehi!
1. Nëse ndieni uri para gjumi…
Duke u bazuar në shumë studime, obeziteti është i lidhur ngushtë me gjumin. Sa më shumë peshë të ketë një njeri aq më shumë probleme me gjumi do të ketë. Uthulla e mollës ka aftësinë të luftojë grumbullimin e dhjamit dhe redukton oreksin. Uthulla gjithashtu përmban pektin që relakson trurin. Kështu që kur ndiheni të uritur para se të flini hiqni duart nga çokollatat dhe përzieni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë uji dhe pijeni.
2. Trajton dhimbjet e fytit
Bakteri përgjegjës për dhimbjen e fytit nuk mbijeton dot në një ambient ku ka uthull molle. Merrni 1 lugë çaji uthull molle dhe kalojeni një orë para se të shkoni në shtrat.
3. Lemza do zhduket
Uthulla e mollës stimulon nervat përgjegjëse për lemzën dhe shijimi i uthullës do të bëjë që nervat ta “harrojnë” lemzën. Një lugë çaji me uthull molle i tretur në një filxhan ujë mjafton për ta ndaluar.
4. Çliron hundët e zëna
Uthulla e mollës është e pasur me magnez, kalium dhe vitaminë B1, B2, A, dhe E pastron mukozën dhe sinuset. Përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni para se të shkoni në shtrat.
5. Rregullon acidin në stomak
Uthulla e mollës ka aftësinë të rregullojë nivelet e acidit në stomakun tuaj. Thjesht përzieni një lugë gjelle uthull në një gotë ujë dhe pijeni përpara se të shkoni në shtrat.
6. Rregullon frymën e keqe
Bakteri në gojën tuaj është për këtë shkak. Siç thamë më parë uthulla e mollës mund ta vrasë këtë bakter duke iu lënë gojën të freskët. Ju duhet të merrni një lugë çaji uthull molle para se të shkoni në krevat.
7. Redukton dhimbjet e stomakut
Uthulla e mollës ndihmon që ju të harroni pagjumësinë gjatë natës që shkaktohet nga dhimbjet e stomakut tuaj. Ju nuk do të keni më probleme me gazrat në stomak dhe shtrëngimet. Përzieni 1 lugë çaji uthull molle në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë dhe pini para se të shkoni në shtrat.
8. Ndalon keqtretjen
Pagjumësia është e lidhur ngushtë më digjestionin. Uthulla e mollës ju ndihmon në problemet me fryrjen dhe përzierjen, Përzieni një lugë çaji me uthull molle dhe mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë para se të flini.
9. Redukton dhimbjet e gjurit
Mungesa e kaliumit konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjes së gjurit. Për fat të mirë uthulla e mollës është e pasur me kalium që ka aftësinë të reduktojë dhimbjen dhe të rregullojë balancën në qëndrimin e trupit.
10. Ul nivelet e sheqerit në gjak
Nivelet e larta të sheqerit në gjak është një ndër problemet më të larta që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë. Uthulla e mollës mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës në gjak duke reduktuar dhe sheqerin. Ju duhet të merrni rregullisht 2 lugë çaji uthull mollë për këtë problem. /Telegrafi/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës