Çdo 17 sekonda, një person në botë infektohet me HIV, paralajmërojnë ekspertët ndërkombëtarë shëndetësorë.
Për tri dekada radhazi, festohet edhe Dita Ndërkombëtare e AIDS-it me qëllim që të rritet vetëdijesimi publik për infeksionin e HIV-it dhe për parandalimin e infeksionit, transmeton Telegrafi.
Por, duket se kjo fushatë nuk ndikon edhe aq shumë.
Vetëm në vitin 2016, një milion njerëz kanë vdekur nga ADIS-i.
Me këtë virus besohet se jetojnë rreth 36.7 milionë njerëz në botë, afër 2 milionë prej të cilëve janë raste të reja.
Numri i zvogëlimit të infeksioneve me HIV raportohet të jetë zvogëluar për 35%.
Por, në Evropë numri është në rritje – dhe shpeshherë personat diagnostikohen kur është shumë vonë.
Gjysma e evropianëve të diagnostikuar me HIV diagnostikohen në fazën e avancuar të sëmundjes, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Vlen të ceket se ekspertët vazhdimisht bëjnë thirrje që gjithmonë të përdorni kontraceptivë gjatë seksit në mënyrë që ta parandaloni këtë sëmundje dhe sëmundjet tjera seksuale vdekjeprurëse.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...