Google ADS

Çaji i lule karafilit kundër stresit dhe nervozizmit

22:37 | 13 Prill 2019
Trina Galanxhi

Për mijëra vjet me rradhë përpara zhvillimit të mjekësisë moderne, njerëzimi i ka varur shpresat tek lulet, bimët dhe erëzat për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.

Lulet në veçanti kanë përbërës shumë të dobishëm për shëndetin nga petalet deri tek rrënjët.

Këto përbërës janë të dobishëm jo vetëm kundër dhimbjeve por edhe infeksione. Një nga lulet më të përdorura kundër sëmundjeve është karafili, vlerat e të cilit do t’i gjeni të listuara në këtë artikull.

Stresi
Karafili përdoret si çaj dhe është veçanërisht i dobishëm kundër stresit, depresionit, lodhjes dhe nervozizmit.

Lëngu i lules së thatë të karafilit është përdorur edhe kundër disa sëmundjeve koronare por edhe të përzierat.

Në Kinën e lashtë, çaji i lules së karafilit përdorej për qetësuar mendjen dhe shpirtin dhe për të rikthyer energjinë në organizëm.

Vaji esencial i lules përdoret për shërimin e lëkurës.

Inflamacioni
Lulet në fjalë përmbajnë substance që zbusin inflamacionin në organizëm. Inflamacioni përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve që prekin njerëzit.

Çaji përdoret kundër mishit të huaj në organet riprodhuese të femrave, pagjumësisë, konstipacionit dhe luhatjeve hormonale.

Të Përzierat
Lulet e karafilit përdoren edhe kundër etheve dhe dhimbjeve të stomakut.

Këto lule mbahen në ujë të ngrohtë dhe lëngu pihet nga njerëzit që vuajnë nga të përzierat.

Këto petale përdoren edhe për përgatitjen e shurupeve për rrugët e frymëmarrjes, duke u zier me ujë dhe sheqer për 3 orë.

Si Të Përgatisni Çajin e Lules Së Karafilit
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten 3-5 lule të thata karafili të cilat duhen zier në 250 ml ujë për rreth 1-3 minuta pasu uji të ketë valuar.

Sipas dëshirës, çajin mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Ky çaj është shumë aromatik dhe i bën mirë fytit dhe mushkërive.

Mineralet dhe vitaminat tek çaji përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë metabolizmin.

Ky çaj nuk këshillohet për gratë shtatzënë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme