Google ADS

Çaji i kamomilit, i dobishëm kundër kancerit

02:14 | 6 Maj 2017
Trina Galanxhi

Hulumtuesit në Universitetin e Ohios kanë zbuluar se një substancë që përmban kamomil, apigenina, mund ta ketë një efekt toksik mbi qelizat e kancerit.

Testet e kryera tek minjtë kanë treguar se apigenina ka aftësinë për ta shkaktuar vdekjen e qelizave të kancerit dhe i bën ato më të ndjeshme për kimioterapi.

Ajo i bllokon qelizat e kancerit, e ndalon përhapjen e tyre. Një gotë çaj kamomili në ditë ndihmon në mbrojtjen nga kanceri, theksojnë studiuesit. Apigenini përveç në çajin e kamomilit gjendet edhe tek majdanozi dhe tek selinoja.

Prandaj ekspertët sugjerojnë që t’i kombinoni të gjitha këto në dietën tuaj të përditshme me qëllim të parandalimit të kancerit apo eliminimit të qelizave tashmë të krijuara. Por ata thonë se nuk duhet tepruar me pirjen e çajit të kamomilit pasi mjaftojnë dy filxhanë në ditë për ta arritur efektin e dëshiruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme