Çaji i gjelbër parandalon dëmtimin e dhëmbëve

16:43 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Për ju që keni probleme me dhëmbë, dhe pasta e dhëmbëve nuk ka efektin e dëshiruar, është gjetur një zgjidhje e re.

Formula e re me bazë çajin e gjelbër, mund të lehtësojë dhe të parandalojë dhimbjet.

Erozioni është shkaku i zakonshëm i dhimbjes ose problemeve të ndryshme të dhëmbëve.

Tani shkencëtarët kanë shpikur një pastë të re, të bërë me ekstrakt nga çaji i gjelbër që mund të zgjidhë këtë problem dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.

Cui Huang nga Universiteti i Wuhan në Kinë dhe kolegët e tij, donin të trajtonin ndjeshmërinë dhe të luftonin bakteret në të njëjtën kohë prandaj erdhën me këtë produkt.

Përbërësit e çajit të gjelbër gjithashtu veprojnë si një freski natyrore për frymëmarrjen, sipas Dr. Tim Bond nga grupi shëndetësor “The Tea Advisory Panel”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme