Dihet që çaji i ngrohtë ndihmon për të rënë në peshë, por, sipas një studimi të ri, çaji i ftohtë mund të jetë edhe më efikas në këtë rast.
Shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se një filxhan me çaj bimor të ftohtë ndihmon për të djegur më shumë kalori se ai i ngrohtë. Çaji i ftohtë është dyfish më i mirë në djegien e kalorive edhe pa lëvizur.
Shkencëtarët nga Universiteti Fribourg, të cilët kanë drejtuar studimit, zbuluan gjithashtu se çaji i ftohtë promovon oksidimin e dhjamit – që djeg dhjamin dhe shton energjitë, transmeton shendeti.com.al.
Ky studim i shtohet shumë të tjerëve që kanë treguar se çaji është i mirë për shëndetin, ku ndihmon për të rënë në peshë dhe ulur rrezikun e glaukomës.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë