Nëse ju pëlqejnë çajrat bimorë, atëherë zgjidhni farat e linit.
Farat e linit dhe çaji i tij ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale për qindra vite me rradhë. Studimet e kohëve moderne tregojnë se përbërësit e farave të linit arrijnë të mbështesin shëndetin e zemrës.
Ato parandalojnë qelizat e dëmshme dhe të përmirësojnë mirëqenien në përgjithësi.
Shëndeti i zemrës
Farat e linit dhe çaji i tyre përmban acide yndyrore polio-të-pangopura Omega 3 dhe Omega 6, bashkë me disa përbërës biologjikë të cilat i bëjnë mirë organizmit.
Shumë studime mbi këtë çështje sugjerojnë se ushqyerja me fara lini i bën mirë zemrës. Ai e ul kolesterolin dhe ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së arteriosklerozës apo sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Kundër qelizave të dëmshme tumorale
Acidet yndyrore dhe përbërësit biologjikë te farat e linit janë antioksidantë që mbrojnë qelizat dhe indet nga radikalet e lira, të cilat formohen gjatë tretjes, ekspozimit ndaj toksinave apo dritës së diellit.
Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat e ADN-së dhe çelin rrugën e formimit të qelizave të dëmshme dhe sëmundjeve të tjera.
Pas disa eksperimenteve, ekspertët amerikanë të Memorial Sloan Kettering Center arritën në konkluzionin se farat e linit ngadalësojnë rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, si dhe ato të gjirit dhe lëkurës.
Shumë studime klinike sugjerojnë se përbërësit e farave të linit munden të ngadalësojnë rritjen e këtyre qelizave të dëmshme tek njerëzit.
Ul sheqerin në gjak
Përbërësit te çaji i farave të linit arrijnë të ngadalësojnë ose ulin sheqerin në gjak pas ngrënies. Ato pakësojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të llojit 2.
Individët që konsumojnë ekstrakt të farave të linit kanë nivele të ulura të sheqerit në gjak dhe nivele të përmirësuara të kolesterolit.
Simptomat e menopauzës
Disa prej përbërësve të farave të linit funksionojnë në mënyrë të njëjtë me estrogjenin.
Çaji i farave të linit përmirëson problemet e menopauzës. Femrat në menopauzë që konsumonin suplemente të farave të linit për 2 muaj përjetonin një përmirësim të simptomave.
Një sasi ditore prej 50 gramë të farave të shtypura të linit konsiderohet si një alternativë e sigurt për shumë njerëz.
Çaji i farave të linit nuk rekomandohet për femrat shtatzënë ose lehonë dhe për ata që janë alergjikë ndaj bimës së linit.
Përgatitja e çajit të farave të linit
• Shtypni një lugë çaji me fara lini.
• Zieni një gotë me ujë dhe hidhini farat e shtypura. Lërini të ziejnë për 10-15 minuta.
• Kullojeni lëngun.
• Shtoni kanellë ose mjaltë për shije shtesë.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...