Çaji i dafinës mbron mushkëritë dhe aroma e tij shkatërron viruset

12:22 | 2 Janar 2021
Trina Galanxhi

Dafina është një nga erëzat më të përdorueshmë në kuzhinat botërore.

Ajo është erëz e përhapur edhe në gatimet shqiptare dhe nuk ka shtëpi që nuk mban gjethe dafine.

Përpos kuzhinës, kjo gjethe ka vlera të mëdha edhe kur përdoret si çaj, i cili është shumë i mirë për shëndetin, veçanërisht për mushkëritë, transmeton portal arbresh.info

Sipas dietologëve, gjethet e dafinës mbrojnë mushkëritë dhe kanë efekt anti-inflamator, ndërsa theksohet se aroma e tyre shkatërron bakteriet dhe viruset.

Për të përgatitur çaj nga gjethet e dafinës ju nevojiten:

300 ml ujë
3 gjethe dafine
1 lugë e  vogël mjaltë
1 thelë limon

Sipas nutricionistëve një dozë prej 300 mililitra çaj është e mjaftueshme për një ditë, dhe ja se si ta bëni.

Për përgatitjen e çajit zieni ujin, shtoni gjethet e dafinës dhe lërëni të ziejnë për 10 deri në 15 minuta.

Ky çaj duhet të konsumohet në mëngjes dhe asnjëherë para gjumit.

Kujtojmë se gjethet e dafinës përdoren edhe për pastruar ajrin në shtëpi./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme