Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pasurinë e vlerave të çajit të boronicës së thatë dhe gjetheve të saj.
Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit, shkruan “AgroWeb”.
Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët.
Antioksidantët
Sipas të dhënave, fruti i boronicës dhe gjethet e saj janë të pasur me antioksidantë. Ato ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sëmundjeve nervore. Këto substanca mirëbërëse përmirësojnë funksionet e trurit dhe kujtesën.
Diabeti
Antioksidantët tek çaji i boronicës së thatë treten në ujë dhe përthithen lehtë nga organizmi. Ekspertët thonë se këto antioksidantë dhe në veçanti anthocianina ul rrezikun e diabetit të tipit 2 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Acidi Galik
Çaji i boronicës përmban acid galik, një antioksidant natyral dhe unik. Ky acid lufton me efikasitet inflamacionin dhe alergjitë.
Si Të Përgatisni Çajin E Boronicës Së Thatë Në Kushtet e Shtëpisë
Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit dhe kohës që i lejohet frutave dhe gjetheve të qëndrojnë në ujë.
Kjo periudhë do të ndikojë jo vetëm tek vlerat e çajit por edhe shija e tij. Zakonisht, një filxhan çaji ujë kërkon 2 lugë çaji me fruta dhe gjethe të thata. Kjo sasi ofron një sasi optimale antioksidantësh të rëndësishëm për shëndetin.
Frutat dhe gjethet e thata duhet të hidhen në ujë pak përpara se ai të valojë. Pas vlimit për rreth 2-3 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë për rreth 10-15 minuta.
Nëse dëshironi të bëni disa filxhanë çaji boronice ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e gjetheve dhe frutave të thata. Çaji i boronicës mund të pihet dhe shijohet i ngrohtë ose i ftohtë.
Çajin mund ta bëni edhe vetëm me frutat e thata të boronicës. Ju mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë për më shumë shije.
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot në Sh...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Mbahet sot seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Moti sot me diell dhe vranësira
Kurti mbledh sot ministrat
Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futbol...