Të kombinuara bashkë, vlerat e çajit të malit dhe shegës shndërrohen në një superfuqi të dyfishtë
Çaji i malit dhe shega janë pa dyshim dy produkte të natyrës me vlera të jashtëzakonshme për shëndetin. Por të kombinuara bashkë, në një çaj të vetëm, vlerat e tyre shndërrohen në një superfuqi të dyfishtë që mbron organizmin nga shumë probleme shëndetsore.
Nëse dëshironi t’i jepni sistemit imunitar forcën e nevojshme për t’u përballur me sëmundjet, atëherë duhet të konsumoni pikërisht këtë çaj fantastik.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dy ndër produktet më të pasura me antioksidantë të cilat kanë qenë rregullisht subjekt studimesh të ndryshme janë çaji i malit dhe shega.
Çaji i malit me shegë mbron organizmin e njeriut duke forcuar zemrën dhe mushkëritë. Ky çaj i jashtëzakonshëm lehtëson sëmundjet kardiovaskulare, reumatizmën dhe artritin.
Ekspertët sugjerojnë konsumimin e ushqimeve me ngjyra të ndezura dhe shega është një prej tyre. Kokrrat e kuqe të shegës janë një burim ideal fibrash, mineralesh dhe vitaminash. Ato përmbajnë tre lloje antioksidantësh ose polifenolë.
Përzierja e lëngut të shegës me çajin e malit nxjerr një kombinim perfekt për shëndet të mirë, zemër të fortë dhe tension të ekuilibruar të gjakut.
Çajin e malit e gjen në çdo shtëpi shqiptare. Ai ofron një listë të gjatë përfitimesh për organizmin dhe rekomandohet si një produkt pa kalori për një ushqyerje të shëndetshme.
Çaji shqiptar i malit është konsumuar prej vitesh, pikërisht prej këtyre vlerave. Studimet kanë treguar se çaji shqiptar i malit lufton mikrobet dhe inflamacionin.
Ai parandalon kontraktimet muskulare dhe është i pasur me antioksidantë natyralë. Ekspertët e AgroËeb.org thonë se ky çaj përmban shumë flavonoidë dhe polifenolë.
Vlerat shëndetsore të shegës janë po aq të mahnitshme. Lëngu i shegës përmban më shumë antioksidantë se vetë vera e kuqe.
Shega është e famshme për rolin që ka në mbrojtjen e zemrës. Vlerat shëndetsore të shegës plotësohen nga ato të çajit të malit.
Studimet kanë nxjerrë një sërë përfitimesh që vijnë nga polifenolët që gjenden tek shega ashtu si edhe tek çaji i malit.
Si të përgatisni çajin e malit me shegë
Përbërësit
2 lugë çaji me çaj mali
4 deri në 6 lugë gjelle me lëng shege
2 lugë çaji me kokrra të voga shege
I filxhan e gjysmë me ujë të zier
Përgatitja
Vendoseni çajin e malit brenda ujit të nxehtë për 3-4 minuta.
Kullojeni dhe shtoni lëngun e shegës. Çajin hidheni në dy filxhanë dhe shtoni kokrrat e shegës.
Pijeni të ngrohtë dhe dorëzojuni shijes fantastike./AgroWeb.org
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...