Për britanikët është një ritual i pandashëm i pasdites, për fqinjët tanë (jo edhe aq të afërt) turq një filxhan çaj është si një lloj aperitivi, një mënyrë e mirë për të nisur një bisedë, për t’i shprehur ndjenjat dikujt apo edhe për të marrë vendime të rëndësishmë.
Po, për ne shqiptarët? Sigurisht që çaji i malit është ai që mbizotëron në tryezat e cilitdo prej nesh, ndonëse vitet e fundit në treg mund të gjeni lloje nga më të ndryshmet, madje edhe të shijoni pasditet në shoqërinë e çajit të fohtë. Mirëpo e keni pyetur veten se cili është më i shëndetëshëm: çaji i ftohtë apo çaji i ngrohtë? Gjithmonë jemi mësuar me idenë se ai i kryen edhe më mirë efektet e tij ku është ngrohtë, por kur është fjala për djegien e kalorive, duket se është e kundërta.
Në këtë përfundim ka dalë një studim zviceran në ”Universitetin e Friburgut”, të cilët janë përpjekur të mësojnë se cila do të ishte temperatura perfekte për të marrë rezultatin më të mirë në këtë drejtim. Studiuesit kanë analizuar një çaj shumë popullor veçanërisht në Amerikën e Jugut, Yerba Mate, që dallohet për përmbajtjen e lartë të kafeinës. Më pas u dhanë nga ky çaj, 500 ml, 5000 vullnetarëve të rekrutuar në këtë studim, disa prej të cilëve e kishin në temperaturën 3 gradë dhe të tjerët në 55 gradë. 90 minuta pas konsumit atyre ju matën disa parametra, presioni i gjakut, frekuenca kardiake, konsumi i oksigjenit, oksidimi i yndyrave dhe u krahasuan me ato të marra 50 minuta përpara konsumit. Rezultoi se konsumi energjetik kur çaji ishte pirë në temperaturën 3 gradë ishte 8.3% më i madh se sa kur çaji konsumohej i ngrohtë. Studimi është botuar në revistën ”Frontiers in Phisiology”dhe ndër të tjera provoi gjithashtu edhe se caji i ftohtë favorizon oksidimin e yndyrave dhe ul ngarkesën metabolike të zemrës./living.al
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...