Ka raste që pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik, njeriu e ka në dukje të pamundur të humbasë kilogramët e tepërt. Në raste të tilla vijnë në ndihmë kurat tërësisht bimore që nuk e dëmtojnë organizmin. Një shembull i këtyre kurave gjendet tek çaji i dafinës me kanellë, që sipas ekspertëve të AgroWeb.org ofron një rënie të shëndetshme nga pesha. Për më tepër, ky çaj përmirëson ndjeshëm tretjen.
Si të përdorni çajin e dafinës dhe kanellës kundër mbipeshës
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shprehen se çaji i dafinës dhe kanellës është një pije e shkëlqyer dhe e shëndetshme. Si dafina, ashtu edhe kanella kanë vlera të jashtëzakonshme për përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e organizmit. Nëse ky çaj konsumohet rregullisht ai ndihmon në tretjen e depozitave dhjamore në trup. Të jemi të qartë, kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.
Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nga ana tjetër nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit. Akumulimi i lëngjeve në inde e bën më të vështirë rënien nga pesha, por dafina e lehtëson atë. Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
1 litër ujë,
1 lugë çaji me kanellë pluhur,
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë
Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës. Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta. Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë derisa lëngu të ketë një nxehtësi normale. Kullojeni atë dhe servireni në filxhan duke e ëmbëlsuar me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës. Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht dhe nëse doni edhe më shumë për rezultate më të plota. Për personat që vuajnë nga probleme shëndetësore rekomandohet më parë konsulta me mjekun.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit