Google ADS

Burrat vdesin më shumë nga kanceri i lëkurës sesa gratë, ka gjetur një studim i fundit

19:59 | 18 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Shkalla e vdekjeve nga kanceri i lëkurës në Britani të Madhe është më i madh tek burrat sesa tek gratë.

Cancer Research UK – një organizatë e pavarur e kërkimit të kancerit në Londër – ekzaminoi të dhënat e vdekjeve nga kanceri i lëkurës, transmeton portal arbresh.info

Studimi zbuloi se vdekjet nga kanceri i lëkurës nga melanoma e meshkujve janë rritur me 219% që nga viti 1973, ndëkaq vdekjet nga melanoma tek gratë thuhet se janë rritur 76% për të njejtën periudhë.

Përafërsisht 1,400 burra në Britani të Madhe vdesin nga çdo vit, krahasuar me 980 gra, megjithatë, studimi thekson se shkalla e vdekjeve nga kanceri i lëkurës është ulur në dekadën e fundit.

“Këto shifra që tregojnë se gjashtë njerëz vdesin nga melanoma çdo ditë në Britani të Madhe, duke nxitur kështu rëndësinë e sigurisë nga dielli”, tha Michelle Mitchell, shefeja ekzekutive e organizatës për kërkimin e kancerit.

“Ne të gjithë duhet të ndërmarrim hapa për të mbrojtur veten nga rrezet e dëmshme UV të diellit,” vazhdoi Mitchell.

Sipas saj, djegia nga dielli vetëm dy herë në vjet mund të trefishojë rrezikun e kancerit të lëkurës.

Studiuesit teorizojnë se mungesa e përdorimit të kremrave kundër diellit, plus shtretërit për marrjen e rrezeve të diellit dhe qëndrimi i gjatë në ata shtretër mund të shtojë rrezikun për kancer të lëkurës.

Meshkujt të cilët janë diagnostikuar me kancer të lëkurës shpesh u zbulohej kanceri në trupin e tyre, gjë që mund të lidhet me zakonin e të qëndruarit pa këmishë, shkroi Cancer Research UK.

Cancer Research UK tha se dëshiron që njerëzit të kujtojnë se djegiet nga dielli dëmtojnë qelizat e lëkurës dhe se dëmi mund të rritet me kalimin e kohës.

Marrja e masave paraprake si përdorimi i kremrave, mbulimi me veshje dhe qëndrimi në hije parandalojnë rrezikun për kancer të lëkurës.

Nga viti 2012 deri në vitin 2016, ka pasur rreth 77,698 raste të kancerit të lëkurës melanoma në SHBA. Burrat raportohet se përbënin 45,854 nga ato raste, ndërsa gratë përbënin 31,845.

Gjatë të njejtës periudhë, rreth 9,008 amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e kancerit të lëkurës çdo vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme