Mendoni për gruan ideale: a është truri në top të listës suaj për kualitetet më të mira? Ndoshta duhet të jetë.
Studimet sugjerojnë që të kesh një bashkëshorte të mençur mund t’ua zgjatë jetën dhe t’ju shpëtojë nga demenca, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë një bisede të quajtur Demenca: Si mund ta mbrojmë veten?, profesori Lawrence Whalley, profesor meritor në Kolegjin për shëndet mendor në Universitetin e Aberdeen, tha: “Një gjë që djemve nuk u thuhet asnjëherë është që ai ka nevojë të jetojë një jetë të gjatë, por çfarë duhet të bëjë, është të martohet me një grua inteligjente. Nuk ka zbutës më të mirë (për demencën) sesa inteligjenca”.
Ky studim, i kryer nga Universiteti i Aberdeenit, shqyrtoi shëndetin e binjakëve identikë dhe gjeti se një grua inteligjente ishte një faktor i rëndësishëm në mbrojtjen kundër sëmundjes degjeneruese.
Ata përcaktuan se burrat që zgjedhin të martohen me gra të zgjuara jetojnë më gjatë dhe jetë më të lumtur, dhe kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit dhe demenca./Arbresh.info/
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...