Nëse kanceri i prostatës kapet ndërkohë që është ende i lokalizuar brenda prostatës, mundësitë që ai të marrë jetën brenda 5 viteve të ardhshme, janë pothuajse zero. Megjithatë, nëse përhapet shumë, mundësitë për mbijetesë reduktohen në tre vjet. Për këtë arsye, shkencëtarët janë munduar të identifikojnë faktorët e përfshirë në përhapjen e kancerit të prostatës pas shfaqjes së tij.
Duke shpresuar në gjetjen e shkaktarëve të mundshëm, studiuesit e Universitetit të Harvardit morën më shumë se 1 000 burra me kancer të prostatës në fazën fillestare dhe i ndoqën ata për vite më radhë. Krahasuar me ata që rrallë konsumonin vezë, burrat që konsumonin më pak se një vezë në ditë, ishin dyfish të rrezikuar që kanceri i prostatës të avanconte dhe të përhapte metastaza në kockat e tyre. I vetmi ushqim më i keq se veza, ishte mishi i shpendëve: burrat me kancer më agresiv, të cilët konsumonin rregullisht mish pule dhe gjeli deti, rrezikoheshin katër herë më shumë nga përparimi i kancerit të prostatës.
Studiuesit treguan se lidhja mes konsumimit të mishit të shpendëve dhe përparimit të sëmundjes, ndodhte për shkak të qelizave kancerogjene që gjendeshin në mishin e gatuar (si aminat heterociklike). Për arsye të panjohura, këto akumulohen më shumë në muskujt e pulave dhe gjelave të detit, sesa te kafshët e tjera.
Por cila është substanca brenda vezës, që nxit kancerin? Si mundet që ngrënia e më pak se 1 veze në ditë, të dyfishojë rrezikun e përhapjes së kancerit? Përgjigjja mund të jetë kolina, një përbërës që gjendet i përqendruar te veza.
Nivelet e larta të kolinës në gjak, lidhen fillimisht me rrezikun e lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës. Kjo mund të shpjegojë lidhjen mes vezës dhe përparimit të kancerit. Po në vdekshmërinë nga kanceri, si ndikon? Në një shkrim të titulluar “Konsumimi i kolinës dhe rreziku vdekjeprurës i kancerit të prostatës,” i njëjti ekip studiuesish të Harvardit zbuloi se, burrat që merrnin më shumë kolinë nga ushqimi, rrezikoheshin më tepër të vdisnin nga kanceri. Burrat që konsumonin 2 vezë e gjysmë apo më shumë në javë, ose 1 vezë në 3 ditë, kishin një rritje 81 për qind të rrezikut të vdekjes nga kanceri i prostatës. Kolina te vezët, ashtu si karnitina te mishi i kuq, shndërrohet në një toksinë të quajtur trimetilaminë nga bakteret që jetojnë në zorrët e atyre që konsumojnë mish. Trimetilamina, pasi oksidohet në mëlçi, rrit rrezikun e një ataku kardiak, hemorragjisë cerebrale dhe vdekjes së parakohshme.
Për ironi, prania e kolinës te vezët është diçka për të cilën industritë e vezëve mburren, edhe pse kështu amerikanët marrin kolinë më shumë se ç’duhet dhe drejtuesit e industrisë janë në dijeni të lidhjes së saj me kancerin. Përmes ligjit “Për lirinë e Informimit”, pata fatin të shtija në dorë imejlin që drejtori ekzekutiv i bordit ushqimor të vezëve, ia drejtonte një drejtori tjetër të po kësaj industrie, në lidhje me studimin e Universitetit të Harvardit ku thuhej se kolina është shkaktarja e nxitjes së përparimit të kancerit. “Sigurisht, nuk duhet harruar fakti që, – shkruan ai, – ne vazhdojmë ta promovojmë kolinën si një arsye të mirë për të konsumuar vezët.”
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...