Britania: Gati vaksina për COVID-19 me 80% mundësi suksesi

12:30 | 22 Prill 2020
Arbresh Info

Ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se vaksina e COVID-19, tashmë është gati dhe do të testohet tek njerëzit të enjten, me 23 prill, transmeton arbresh.info.

Përmes një konference për shtyp, Hancock tha se do të fillojë një fazë provuese e vaksinës së mundshme të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit.

Në këtë kontekst, duke shpjeguar se testimi i vaksinës së mundshme,  tek njerëzit do të fillojnë të enjten, Hancock gjithashtu vuri në dukje se do të ndajnë 20 milion £ (sterlinë)  për studime klinike në Universitetin e Oksfordit dhe Kolegjin Imperial në Londër.

Duke njoftuar se shanset e suksesit të kësaj vaksine janë 80 përqind, ekipi i Universitetit të Oksfordit, deklaron se deri në shtator do të vë në dispozicion rreth një milion doza të vaksinës kundër COVID-19.

Vaksina e mundshme e quajtur “ChAdOx1” u prodhua duke ndryshuar gjenetikën e një adenovirusi që shkaktoi grip në shimpanze.

Aktualisht rreth 70 shtete në botë janë duke u munduar të gjejnë vaksinën e koronavirusit./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme