Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, priti sot në takim ekspertë të Mjekësisë Familjare nga Kolegji Mbretëror i Britanisë së Madhe, të cilët njëherësh janë edhe mbikëqyrës të programit specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë, ku u bisedua për rrjedhën e këtij programi.
Sipas komunikatës nga Ministria e Shëndetësisë, Rrahmani, potencoi fokusin e MSh-së në mbështetje të edukimit të vazhduar të mjekëve familjarë me programin specialistik, që për qëllim ka ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve familjarë respektivisht ngritjen e cilësisë së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Ai shprehu falënderimin e tij për Kolegjin Mbretëror të Britanisë së Madhe, “për angazhimin e ekspertëve të Mjekësisë Familjare, që po ndihmojnë që kjo fushë të zhvillohet sipas standardeve të larta edhe në Kosovë”.
Ekspertët britanikë kanë njoftuar ministrin Rrahmani për ecurinë e programit të cilin e vlerësuan të dobishëm dhe mjaft të rëndësishëm dhe siç thanë ata “ zhvillimi i Mjekësisë Familjare, është mënyra më e mirë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarit dhe që ka një kosto shumë më të ulët financiare të mbrojtjes shëndetësore”.
Në takim u bë e ditur se në muajin shtator të këtij viti në Kosovë, do të organizohet një Konferencë ndërkombëtare, ku do të prezantohen dobitë e zhvillimit të Mjekësisë Familjare me qëllim të vetëdijesimit të popullatës në përgjithësi.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA