Google ADS

Bota po mbetet pa antibiotikë

08:11 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Liderët e shëndetit paralajmërojnë për një “urgjencë globale” pasi që pacientët po zhvillojnë një rezistencë në rritje ndaj ilaçeve, gjë kjo që mund ta rrezikojë progresin në mjekësinë moderne.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha që “rezistenca antimikrobiale është një urgjencë globale”.

Rezistenca në rritje ndaj ilaçeve që mund t’i luftojnë infeksionet mudet seriozisht që ta dëmtojë përparimin e arritur në mjekësinë bashkëkohore, ka thënë lideri i OBSH-së.

Këto konstatime erdhën pasi që një raport i ri i OBSH-së gjeti një mungesë serioze të ilaçeve të reja në zhvillim, që po luftojnë kërcënimin në rritje të rezistencës së antibiotikëve.

Ekspertët e shëndetësisë më herët kanë paralajmëruar që rezistenca ndaj ilaçeve antimikrobiale mund të shkaktojë një kërcënim më të madh për njerëzit se kanceri.

Nëse antibiotikët e humbin efikasitetin e tyre, atëherë procedurat mjekësore kyçe si prerja cezariane, kimioterapia etj. mund të jenë shumë të rrezikshme për t’u ekzekutuar.

Rreth 700 mijë njerëz në botë vdesin çdo vit shkaku i infektimeve si pasojë e tuberkulozes rezistente ndaj ilaçeve, HIV-it dhe malaries.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme