Bllokimi nga koronavirusi ndikon mirë për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru

07:05 | 17 Maj 2020
A Z

Nga një vëzhgim gjatë pandemisë është vënë re numri i ulët i pacientëve që vijnë në urgjencat e spitaleve nga sulmet akute të zemrës ose goditjet në tru.

Ndoshta ngadalësimi i jetes sonë nga bllokimi i detyruar për shkak të koronavirusit, madje edhe ajri i pastër si pasojë e zvogëlimit të trafikut, po na ndihmojnë të mos kemi sulme të zemrën apo goditje në tru.

lg.php.gifBllokimi nga koronavirusi mund të na ushqejë zakone dhe stile të reja më të shëndetshme.

Ritmi i zemrës është një tregues i mirë për shëndetin e zemrës – sa më e ulët të jetë ritmi i zemrës tuaj, aq më mirë është.

Kohëzgjatja e gjumit është rritur dhe njerëzit shkojnë në shtrat më herët se normalja dhe flenë më gjatë.

Prof John Wright, mjek, epidemiolog dhe drejtues i Institutit Bradford për Kërkime Shëndetësore ka treguar se pas bllokimit, njerëzit po i kushtojnë më shumë rëndësi ushtrimeve fizike, vrapit, ecjes etj sepse kanë më shumë kohë. Kjo bën që shëndeti i tyre të përmirësohet.

Një faktor mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit është edhe regjimi i gjumit, ku pas bllokimit, njerëzve i është krijuar mundësia të flenë më shumë gjatë orëve të mëngjesit. Zgjimi herët nuk është domosdoshmërisht efektiv për shumë njerëz të cilët nuk mbushin orarin e duhur të gjumit. Gjumi i mirë sjell përftime përsa i përket sëmundjeve të zemrës dhe sistemit imunitar.

Njerëzit pas bllokimit janë bërë edhe më të ndërgjegjshëm për ilaçet që pijnë, duke mos i neglizhuar dhe duke përmirësuar shëndetin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme