Njerëzit që arrijnë të ‘fshehin’ emocionet janë më të prirur të vuajnë nga tensioni muskulor.
Bllokimi i emocioneve është shumë i rrezikshëm sepse shkakton vuajtje të panevojshme dhe nënshtron energjinë e trupit dhe shpirtit.
Ekspertët thonë se ndonëse njeriu me mendje mund të jetë në gjendje të fikë shumë emocione, trupi nuk është në gjendje ta bëjë këtë dhe vuan.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për rolin që luan ana shpirtërore në shëndetin e muskujve.
Tensioni i Pjesës së Sipërme të Shpinës
Mbyllja në vete dhe mbajtja për brenda e trishtimit shpaloset fizikisht sidomos në pjesën e sipërme të shpinës.
Ekspertët thonë që hapi i parë drejt trajtimit të tensionit të kësaj pjese të shpinës është çlirimi emocional.
Tensioni i Shpatullës
Njeriu mban mbi shpatulla një sërë përgjegjësish, angazhimesh dhe problemesh.
Kjo barrë e rëndë shkakton tension dhe dhimbje të shpatullës.
Ekspertët rekomandojnë që herë pas here të kujtoheni të çliroheni nga një barrë e panevojshme.
Tensioni i Pjesës së Poshtme të Shpinës
Kjo pjesë vuan shumë nga pasiguritë emocionale.
Dhimbja bëhet më e fortë kur njeriu injoron problemet e veta dhe nuk pranon veten ashtu siç është.
Tensioni Abdominal
Shtrëngimi në stomak ndodh kur njeriu duhet të përballet me diçka të rëndësishme emocionale.
Ndjenjat nuk duhen anashkaluar dhe injoruar, thonë ekspertët.
Flisni me dikë qe ju kupton.
Tensioni i Qafës
Tensioni i qafës ndodh kur njeriu refuzon të përballet me diçka stresuese.
Nëse kjo ndodh rregullisht, do të zgjoheni çdo ditë me dhimbje serioze të qafës.
Tensioni i Mesit
Në këtë rast kemi të bëjmë me diçka që bren ndërgjegjien tuaj.
Gabimet janë për njerëzit, thotë populli, ndaj merreni shtruar dhe faleni veten ose kërkojini falje të tjerëve.
Tensioni i Kokës
Tensioni në këtë zonë buron nga frika.
Zbuloni atë që ju frikëson dhe ky problem emocional do të largohet.
Tensioni i Kyçeve
Kyçet vuajnë kur njeriu është i mërzitur dhe i zemëruar.
Zemërimi manifestohet dashje pa dashje dhe trupi flet qartë.
Tensioni i Gjymtyrëve të Sipërme
Kjo zonë mbart problemet me të kaluarën dhe padurimin.
Të dyja këto probleme shfaqen me dhimbje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të gjymtyrëve.
Tensioni i Gjurit
Ky problem buron nga frika për të treguar brishtësinë emocionale dhe shpirtërore.
Sa më pak të frikësuar të jeni, aq më pak dhimbje fizike do të ndieni.
AgroWeb.org këshillon të mundoheni të çlironi emocionet, të flisni me miqtë e të ecni në natyrë. Trupi dhe shëndeti juaj vuajnë kur jeni të stresuar dhe kur mbani brenda jush emocionet. /AgroWeb.org
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...