Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë.
Por këto bishta të hollë janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C dhe janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Informacionet shkencore tregojnë se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta. Ky çaj i shoqëruar me një jetë aktive dhe ushqim të lehtë padyshim që ndihmon uljen e peshës. Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive, është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut. Bishtat e qershive kanë efekt pastrues në organizëm sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi. Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto përfitime të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje. Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim. Konsumi i tepërt i këtij çaji mund të shkaktojë dehidratim, ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e kaloni sasinë e dy gotave në ditë. Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji.
Vlerat e çajit të bishtave të qershive
Ka efekt qetësues / Shuan etjen / I bën mirë veshkave
Luan rol diuretik / Pastron gjakun / AgroWeb.org raporton se vonon formimin e gurëve në veshka
Ul kolesterolin / Largon lëngjet e tepërta nga trupi / I bën mirë mëlçisë
Ndihmon në rënien në peshë / Bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar
Si t’i shfrytëzoni vlerat e bishtave të qershive
Përgatitini si çaj
Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht. Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.
Bëni banjë
Merrni 4 grushta plot me bishta qershish dhe ziejini në 3 litra ujë për 10 minuta. Shtoni 2-3 shkopinj kanelle dhe 20 gjethe blini. Lërini të qëndrojnë së bashku për një orë dhe më pas hidheni ujin në vaskë. Ky lëng do t’ju gjallërojë dhe do ta ndihmojë lëkurën. Të njëjtin lëng mund ta hidhni në një legen ku mund të fusni këmbët për 20 minuta. Thembrat do të zbuten dhe ju do të ndiheni më mirë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...