Një vitaminë që ndodhet në birrë dhe në qumësht, mund të përdoret për të trajtuar dhimbjen që të shkakton kimioterapia, thotë një studim i ri.
Pavarësisht se ndihmon në mbijetesë tek të sëmurët me kancer, trajtimi me kimioterapi vjen me një sërë efektesh anësore që janë brutale për ta.
Në veçanti, shumë nga medikamente që përdoren në kimioterapi mund të shkaktojnë dëmtim në nerva.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Iowa-s, e kanë testuar vitaminën B3 tek minjtë. Vitamina B3 ndodhet në përbërjen e birrës dhe qumështit.
Këta minj tek të cilët është testuar se si funksionon vitamina, ishin trajtuar më parë me paclitaxel, një ilaç që zakonisht përdoret për trajtimin e kancerit e që njerëzve u shkakton dhimbje.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...