Po shikoni të përmisoni shëndetin?
Atëherë, ajo që duhet të bëni së pari është të pini sa më shumë çaj bimor, të cilat janë të mbushura me antioksidantë dhe përbërës tjerë të shëndetshëm, transmeton portal arbresh.info
Çajrat bimorë rritin energjinë, ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe promovojnë një ndjenjë qetësie.
Shikoni këtë galeri për një përzgjedhje të çajrave bimorë që mund të përmirësojnë stilin e jetës tuaj dhe mirëqenien e përgjithshme.
Çaj hibiskus
Një pije e bukur për t’u parë dhe me aromë shumë të mirë. Hibiskus zvogëlon ankthin dhe qetëson sistemin nervor. Gjithashtu mund të nxisë humbjen e peshës, duke zvogëluar aftësinë e trupit për të thithur sheqer.
Çaj me luleorë
Përfitimet shëndetësore përfshijnë aftësinë për të ulur ankthin, për të trajtuar çrregullimet e gjumit dhe për të parandaluar depresionin.
Çaj trumze
E mbushur me një bollëk antioksidantësh, trumza mund të ndihmojë në menaxhimin e inflamacionit dhe uljen e presionit të gjakut. Gjithashtu ka veti të fuqishme antibakteriale.
Çaj hithre
Shumë të dobishëm në luftën kundër infeksioneve, përfitimet e tjera të çajit të hithrës përfshijnë uljen e sheqerit në gjak, presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.
Çaj jasemini
Një gëllënkë çaj jasemini ndihmon në humbjen e peshës, përmison shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar. Gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjet.
Çaj sherebele
Sherebela përdoret për problemet e tretjes, duke përfshirë humbjen e oreksit, dhimbje stomaku dhe diarre. Mund të funksionojë edhe si anti-inflamator.
Çaj eukalipt
Përveçse është një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër infeksioneve të frymëmarrjes, eukalipt njihet se qetëson ngurtësinë dhe ënjtjen, dhe është një përforcues i shkëlqyeshëm i energjisë.
Çaj luleradhiqe
Çaji i luleradhiqes mund të ndihmojë në mbrojtjen nga anemia, përmirëson tretjen dhe nxit kockat e forta. Mund të ndihmojë gjithashtu në humbjen e peshës.
Çaj me gjethe ulliri
Gjethja e ullirit ndihmon në shëndeti kardiovaskular dhe funksionin e trurit. Gjithashtu është ideal për humbjen e peshës dhe aftësinë për të ulur presionin e gjakut./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...