Nuk janë të pakët ata që vuajnë nga pagjumësia dhe nuk ndihen aspak mirë për këtë fakt. Pagjumësia vjen si pasojë e shumë e shkaqeve të ndryshme të jetës sonë. E kemi një zgjidhje per personat që nuk i preferojnë edhe aq shumë ilaçet e gjumit.
Po flasim për barna natyralë.
PINI ÇAJ KAMOMILI
Për vite, kamomili është konsideruar gjerësisht si një qetësues dhe induktues i gjumit. Kamomili ka vetitë më të mira të cilat ndihmojnë për të fjetur më mirë gjatë natës.
– Përzieni 2 deri 3 lugë çaji kamomil të thatë në një gotë me ujë të nxehtë. E lini të qëndrojë për 3 deri në 5 minuta. Kullojeni dhe shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Ju gjithashtu mund të shtoni pak pluhur kanelle. Pijeni këtë çaj, ndërsa është ende i ngrohtë 1 orë para se të shkoni në shtrat. Bëjeni këtë çdo darkë.
MELISA – BAR BLETE
Melisa (MELISA OFFICINALIS) e ka marrë emrin nga fjala greke melisohorto – bimë blete (bar blete), pasi bletët shkojnë shpesh në lulet e saj për të mbledhur nektarin. Ajo është përdorur që në Mesjetë për të reduktuar stresin e ankthin dhe për të ndihmuar gjumin.
Në një studim të bërë me disa vullnetarë të shëndetshëm që morën ekstrakt melise (600 mg), u vu re që ata ishin më të qetë dhe vigjilentë se ata që merrnin placebo. Në përgjithësi, melisa është bimë e sigurt, por disa studime kanë treguar se nëse merr më shumë se ç’duhet, mund të ndjehesh edhe më shumë në ankth.
Kështu, pra, ndiqni udhëzimet dhe filloni me dozat më të vogla. Melisa shitet si çaj, kapsulë dhe ekstrakt. Shpesh kombinohet me bimë qetësuese si humulusi, kamomili dhe valeriana.
VALERIANA, MË E MIRA
Disa suplemente bimore reduktojnë stresin pa ju sjellë gjumë (si L-Theanine), ndërsa të tjera, janë sedative. Valeriana (valeriana officinalis) i përket grupit të dytë sepse ka përbërës sedativë. Në fakt, qeveria gjermane e ka aprovuar si trajtim për problemet e gjumit. V aleriana ka një aromë të keqe, prandaj shumica e njerëzve e përdorin si kapsulë ose ekstrakt dhe jo në formë çaji. Nëse doni ta provoni, merreni në darkë, jo para se të shkoni në punë!
Valeriana përmban përbërës që mund të nxisin gjumin dhe të ulin ankthin. Këtu përfshihet: acidi valerenic acidi isovaleric dhe një varietet antioksidantësh. Valeriana ka marrë vlerësim për bashkëveprimin me acidin gamma – aminobutyric (GABA), një kimikat që ndihmon në rregullimin e impulseve nervore të trurit tuaj dhe të sistemit nervor.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...