Tani me vjeshtën, vjen edhe ftohja e motit dhe një ndër efektet anësore të kësaj kohe është ftohja edhe kolla.
Të gjithë e dimë se sa e bezdisshme është kur të kaplon kolla, transmeton portal arbresh.info
Nëse doni të merrni medikamente nga farmacia, atëherë provoni këtë kurë natyrale.
Përbërësi kryesor është mjalti, i cili prej kohësh njihet për efektet e tij të dobishme.
Në këtë recetë, struktura e mjaltit është ajo që qetëson fytin e irrituar dhe përdoret si antibakterial kundër kollës.
Së bashku me disa përbërës më të fuqishëm të njohur për vetitë e tyre antibakteriale, ne kemi një pije të fuqishme para nesh.
Kini kujdes, kjo pije është e fortë dhe nuk rekomandohet për fëmijët dhe të rriturit që kanë problem me disa nga përbërësit.
Përbërësit:
* mjaltë
* uthull molle
* lëng limoni
* xhenxhefil
* spec djegëst
* ujë
Përcaktoni sipas shijes tuaj sa përbërës do të vendosni, sigurisht gjysma e gjithë masës duhet të jetë mjaltë.
Përgatitja është e thjeshtë. Përziejini të gjithë përbërësit, përzieni mirë dhe shurupi është gati.
Përdorni një lugë çaji çdo disa orë në rast të kollës më të fortë ose dy – tre në ditë në rast të kollës më të butë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...