Hallet e njerëzimit, pohonte Katullo, nisën me zbulimin e orës. Mendojmë se kishte të drejtë; jemi gjithmonë nxitimthi, nuk kemi asnjëherë kohë për një shëtitje. Atë pak kohë të lirë e kalojmë pranë televizorit duke ndjekur ndoshta programe që na argëtojnë, por edhe na ngarkojnë emocionalisht. Kjo nxit ankthin, nervozizmin, pagjumësinë dhe depresionin.
Kur kërkohet një kurë për këto lloje shqetësimesh, këshillojmë gjithmonë seanca Joge, transmeton Telegrafi.
Faza e parë e kësaj disipline magjike është Hata Joga (Hatha Yoga) që çdokush mund ta zhvillojë. Aty mësohen teknikat e frymëmarrjes, jashtëzakonsisht qetësuese.
Duke marrë frymë në mënyrë të rregullt, muskulatura shplodhet, truri furnizohet me oksigjen, mendja çlirohet nga mendimet e këqija.
Por edhe një ushqim i mirë, ku spikatin dy produkte ushqimore me fuqi të fortë qetësuese: tërshëra me të cilën mund të përgatisim supëra të mrekullueshme dhe qumështi me mjaltë; me këto mund edhe të abuzoni!
Ushqime të këshilluara:
Fruta, lule sahati (bimë kacavarëse, me lule të bukura në ngjyrë të kaltër e të bardhë), arra të thata, lule gojëujku, majltë, kos, supë me tërshërë, grurë, qumësht e pluhur çokollate.
Ushqimet që duhen evituar:
Drekat dhe darkat e rënda; nëse në darkë e teprojmë edhe mëlçia rëndohet duke krijuar fryrje të barkut, gazra dhe ngacmueshmëri. Ndërsa një darkë e lehtë na ushqen mirë dhe na qetëson.
Janë të shumta bimët qetësuese: bliri, lule blete, kamomili, lule murrizi.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike